Zbardhet drafti i opinionit të Komisionit të Venecias për zgjatjen e afatave të komisioneve të Vettingut

Komisioni i Venecias është pro shtyrjes së afateve të komisioneve të Vettingut në Shqipëri, përkatësisht komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

‘Venecia’ mbështet propozimin e maxhorancës për zgjatjen e mandatit të organeve të drejtësisë.

“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane. Komisioni i Venecias qëndron në dispozicion të autoriteteve shqiptare për më tej ndihmë në këtë çështje” thuhet në raport.

Zbardhet drafti i opinionit për zgjatjen e mandateve të Vettingut

Share it :