Deputetja dhe Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho denoncon situatën e rëndë me çmimet e produkteve të shportës në Shqipëri.
Teksa publikon dhe çmimet për produkte të veçanta, Xhixho thotë se shqiptarët i paguajnë dyfish produktet e shportës me rrogat më të ulëta në Evropë.
DENONCIMI I XHIXHOS
Shqiptarët i paguajnë dyfish produktet e shportës me rrogat më të ulëta në Evropë, krahasuar me Italinë me rroga shumë më të larta.
????Kriza e çmimeve e ka thelluar varfërinë e shqiptarëve dhe i ka kthyer në luks ushqimet bazë për familjet me të ardhura të ulëta dhe pensionistët.
Hendekun e madh mes Evropës dhe Shqipërisë e sheh më shumë se kudo tjetër te niveli i çmimeve të shportës.
➡️Ja disa të vërteta:
✅ Në Itali, pensioni minimal social është 525 euro
✅ Më shumë se gjysma e pensionistëve italianë marrin të paktën 750 euro në muaj
✅ Paga minimale në Itali e kalon të paktën dy herë atë në Shqipëri
Por nga ana tjetër, çmimet janë më të ulëta se në Shqipëri, ku:
???? Ndihma ekonomike është 19-99 euro për familje
???? Pensioni bazë- 88 euro
???? Paga minimale – 400 euro
➡️Nderkohë çmimet në Shqipëri shumë më të shtrenjta se në Itali:
Vaji
Në Itali – 1.89 euro
Në Shqipëri – 3.5 euro
Makaronat
Në Itali – 0.99 euro
Në Shqipëri – 2 euro
Qumësht i skremuar
Në Itali – 0.85 euro
Në Shqipëri – 1.5 euro
Miell
Në Itali – 0.55 euro
Në Shqipëri – 1 euro

Italianët me të ardhura mujore disa fish më shumë, i blejnë më lirë produktet e shportës.
Më shumë se çdo gjë tjetër, ky hendek flet për mungesën e shtetit social dhe qeverisjen e korruptuar, e cila qytetarin e ka të fundit në listën e prioriteteve.
Shqiptarët janë të fundit në Evropë për fuqinë blerëse dhe për pagën minimale. Janë të fundit për nivelin e pensioneve dhe skemat e ndihmës sociale. Sepse për qeverinë që i drejton, të parët janë klientët e saj, me të cilët ndahen paratë e shqiptarëve të zhytur në varfëri.





