Vràu ish-bashkëshorten dhe plagosi vëllain e saj 15 vjeçar, autori në gjykatë: Nuk më linte të shihja djalin!

Valon Aliu i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes 21 vjeçare ditën e djeshme, ka dalë para gjykatës themelore te Ferizajt ku do t’i caktohet masa e sigurisë për ngjarjen e rëndë ku mbeti i plagosur gjithashtu edhe ish-kunati i tij 15 vjeçar.

Ky i fundit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjekët kanë bërë me dije se të miturit i është hequr plumbi që kishte në parakrahun e djathtë.

Nderkohe autori deshmoi ne gjykate se në qendrën Sociale ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë kishte shkuar të merrte djalin i cili kishte pasur probleme shëndetësore, por ish-bashkëshortja nuk e kishte lejuar.

 

Sipas Aliut, pas debatit me ish-bashkëshorten e kishte çuar djalin në banesën e tij dhe ishte rikthyer në vendngjarje ku kishte patur një debat me të ndjerën. Pas ngjarjes së rëndë, Aliu ka rrëfyer se kishte tentuar të vriste edhe veten por nuk kishte më plumba në pistoletë.

 

 

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :