Vrasja/ Viktima shqiptoi emrin “Fredi” kur pa autorët

 Anxhela Tato

viktima saimir ziza Policia shoqëron  dhe lë të lirë kushëririn e 10-vjeçarit të vrarë nga vëllai i viktimës

Hapen dosja e vjetër e vrasjes së të miturit në 2007, verifikime për kërcënime ndaj familjes Ziza

Emri i fundit që ka dalë nga goja e viktimës është një person i quajtur “Fredi”. Saimir Ziza është qëlluar me dy plumba në kokë dhe pesë gëzhoja në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore i riu ka dy plagë tejshpuese në kokë në pjesën ballore dhe anësore që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Nga autopsia janë zbuluar pesë plumba në organet jetike. Viktima ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital dhe ka qenë e pamundur ndërhyrja. Ndërkohë që nga ana e forcave të policisë është hapur dosja e vjetër gjyqësore e krimit të vëllait të viktimës, duke qenë se familjarët dyshojnë për hakmarrje. Në dëshminë e dhënë para bluve ata kanë rrëfyer për kërcënime të herëpashershme, duke bërë që policia të nisë verifikimet dhe kontrollet e tablateve telefonike. Në ditët në vijim pritet që të merren në pyetje familjarë të fëmijës së vrarë nga vëllai i viktimës, Shpëtim Ziza, i dënuar me burgim të përjetshëm. Paralelisht me hetimet Policia e Dibrës shoqëroi në komisariat Fredi Çenga, i cili u la i lirë pas verifikimeve paraprake. I shoqëruari është djali i xhaxhait të 10-vjeçarit që u dhunua dhe vra nga Shpëtim Ziza në tetor të viti 2007. Nga të dhënat e para hetimor mësohet se i Çenga ka mohuar përfshirjen në krim. Mësohet se vetë familjarët e Zizës janë shprehur se sipas tyre vrasja ndaj djalit të tyre mund të ketë ndodhur me pagesë.  Ndërkohë, plumbat që goditën Saimir Zizën të premten, ndodheshin ende ditën e djeshme në shkallët e banesës.

 

Krimi

Sipas dëshmive të mbledhura nga ana e forcave të policisë mësohet se viktima ka shqiptuar emrin “Fredi” kur ka hapur portën. Ky emër është verifikuar nga policia dhe ka përkuar me të afërmit e fëmijës që u vra nga vëllai i viktimës. Menjëherë është lëshuar një urdhër arresti, i ekzekutuar nga policia e Dibrës. Por nga ana e bluve po vijojnë verifikimet dhe hetimet për të zbuluar identitetin e personit të dytë të pranishëm në skenën e krimit. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja, të cilat janë dërguar në laborator për ekspertizës balistike. Nga të dhënat mësohet se gëzhojat janë të armëve të zjarrit të tipit pistoletë. Ziza u vra të premten në orën 22:40 në rrugën “5Maji” në kryeqytet. Ai ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak. Saimir Ziza ishte vëllai i shtetasit Shpëtim Ziza, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit Besim Çenga, në tetor të vitit 2007 në Peshkopi.

 

Familjarët

“Ishin dy vetë me çfarë me thanë dhe kishin pasur një foto pasaportë të Mirit dhe i kishin rënë derës. Dhe kur ka hap Miri derën ka menduar se mos është ndonjë shok dhe i kishin thënë “Ky është” dhe me kaq kanë gjuajtur në të dhe e kanë lënë të vdekur. 28 vjeç me 12 tetor, dhe ka vajzën një vit e tre muaj. Po e ka thënë me gojë të vet ne fillim ai se unë do vras më të mirin”, – shprehet e ëma e Saimir Zizës. Në orët e mesditës thuajse të gjithë personat e shoqëruar si të dyshuar për vrasjen e Saimir Zizës janë lënë të lirë, pasi nuk janë siguruar prova që të mund t’i lidhnin ata me vrasjen e 28-vjeçarit. Hetuesit kanë kaluar në fazën e verifikimit të dëshmive të shoqëruarve për të parë mospërputhjet dhe elementët që mund të zbardhin ngjarjen. Për vrasjen e 28-vjeçarit Ziza të premten, hetimet e policisë janë përqendruar tek pista e hakmarrjes.

 

Burrel/ Në kërkim të bimëve medicinave për të nxjerrë bukën e gojës, bie nga mali 30-vjeçari

Denoncimi në polici rreth mëngjesit për një njeri të vdekur ka alarmuar blutë. Ngjarja është regjistruar rreth mesditës së djeshme në fshatin Xibër-Hane në Burrel. Trupi është dërguar në morg ku nga te dhënat e para ka rezultuar se viktima ka humbur jetën nga shembjet, thyerja e kockave dhe hemorragjia e brendshme. Ndërsa është bërë e mundur identifikimi i të vdekurit, i cili është 30-vjeçari Arben Kaceli. Menjëherë pas njoftimit familjarë të viktimës kanë mbërritur në morg për të tërhequr trupin e tij. Kanë qenë banorët e zonës, ata të cilët kanë lajmëruar policinë, pasi kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës. Sipas familjarëve 30-vjeçari Arben Kaceli ka qenë duke mbledhur bimë medicinave, të cilat i shiste për të fituar të ardhurat e bukës së gojës. Por, duke mbledhur bimët ka rrëshqitur nga shkëmbi dhe ka rënë në një lartësi të konsiderueshme, duke gjetur edhe vdekjen. Ai rezultonte i zhdukur prej dy ditësh. Fillimisht nga blutë ka pasur dyshime për një vrasjes, por nga zbardhja e detajeve të krimit është arritur ën përfundimin se ngjarja ishte aksidentale. Familjarët kanë rrëfyer se i afërmi i tyre ishte në gjendje shumë të vështirë e ekonomike, çka e detyruar që të ngjitej në mal për të siguruar bimë medicinale duke nxjerrë bukën e gojës. Varfëria dhe pamundësia për të pasur një punë është në mënyrë të ndërthortë shkaku i vdekjes aksidentale të 30-vjeçarit. Ndërkohë nga ana e bluve janë duke vijuar hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Tiranë/ Përplasi automjetin, i hiqet patenta drejtuesit të fugonit

Një fugon është batuar pas përplasjes me një mjet tip “Volsëagen Polo” në zonën e Laprakës në rrugën “Dritan Hoxha”. Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar lehtë disa persona.  Dëmtimet më të mëdha duket se i ka pësuar mjeti i batuar, me targa “AA468GB”, fugon mallrash, ndërsa mjeti tip “Volsëagen Polo” me targa “AA939JM” ka dëmtime më të lehta. Policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet lidhur me aksidentit. Sipas hetimeve paraprake rezulton se shkaktar i aksidentit është mjeti “Volsëagen Polo”, i cili dyshohet se nuk ka zbatuar semaforin. Nga të dhënat e policisë bëhet e ditur se drejtuesit të mjetit “Golf” i hiqet leja e drejtimit.

 

Korçë/  Vetëvritet 45-vjeçarja, dyshime se vuante nga depresioni

Një grua nga Bilishti i Korçës i ka dhënë fund jetës në gjendje të rëndë depresioni. Burime zyrtare nga policia thanë se 45-vjeçari me iniciale T.K., është vetëhelmuar me pesticide mbrëmjen e djeshme dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Bazuar në hetimet e uniformave blu, rezultoi se e viktima nuk kishte shenja dhune në trup, por dyshohet se bëhet fjalë për vetëhelmim si rezultat i depresionit. Aktualisht po merren dëshmitë e familjarëve të së ndjerës, për të zbuluar shkaqet që e shtynë gruan drejt një vendimi të tillë.

Share it :