Anxhela Tato
Hetimet, autori i kërkonte viktimës t’i kthente lekët që kishte fituar në një lojë bixhoz
Sherri në një lokal në Malësi të Madhe, klientë njoftuan policinë se kishte të shtëna
Sherri për borxhin i merr jetën 34-vjeçarit në Shkrel të Malësisë së Madhe. Ka mjaftuar një zënkë ordinere, e cila ka degraduar në përdorimin e armës. Viktima ka marrë një plumb në kokë dhe një në kofshë, çka i ka kushtuar jetën. Ndonëse transportimit me urgjencë për në spital dhe dhënies së ndihmës së parë mjekësore, 34-vjeçari kishte pasur hemorragji dhe plumbi i kishte prekur një zonë jetike. Sipas bluzave të bardha 34-vjeçari ka mbërritur me hemorragji dhe me një plagë të thellë në kokë. Ndonëse është ndërhyrë menjëherë gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e agravuar dhe nuk ka mundur dot të mbijetojë. Trupi i pajetë i 34-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit, ku i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, çka do të ndihmojë blutë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Kanë qenë klientë të lokalit, të cilët kanë njoftuar policinë për konfliktit dhe të shtënat. Blutë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar nga dëshmitarët okularë se viktima dhe autori janë konfliktuar për një borxh bixhozi. Fillimisht të dyja palët janë nisur të debatojnë, por situata është nxehur në atë pikë sa viktima dh autori janë konfrontuar fizikisht. Ndonëse ndërhyrjes së klientëve për t’i ndarë, autori ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës dhe është larguar me vrap. Blutë kanë arritur të identifikojnë autorin, i cili është prangosur vetëm një orë pas krimit.
Ngjarja
Blutë janë njoftuar për një sherr që po ndodhte në një lokal në zonën e Malësisë së Madhe. Sapo kanë mbërritur kanë gjetur të gjakosur në tokë 34-vjeçarin Florjan Stërkaj, ndërsa klientët kanë rrëfyer se autori e akuzonte të riun që t’i jepte një borxh të një loje bixhozi. “Filluan të ziheshin me njëri-tjetrin. Pali i kërkonte t’i jepte lekët që ia kishte borxh nga një ndeshje, ndërsa Florjani i thoshte që nuk kishte borxh. Filluan të bënin sherr, ofendonin njëri-tjetrin dhe madje edhe u rrahën. Më pas Pali nxori një armë dhe qëlloi në drejtim të Florjanit”, – pjesë e rrëfimit të një prej dëshmitarëve okularë. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së djeshme në një lokal në fshatin Omaraj të Komunës Gruemirë, kur mes 34-vjeçarit Florjan Stërkaj dhe Pal Prronit, ka pasur një debat të çastit për një borxh të pashlyer. Në këtë moment ata janë konfliktuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Florjan Stërkaj, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por ka ndërruar jetë disa orë më vonë. Menjëherë në vend ngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat janë vënë në ndjekje të autorit, i cili dyshohet se është shtetasi me emrin Pal Prroni nga fshati Grudë e re të Komunës rrethina. Policia ka nisur hetimin e kësaj ngjarje e cila dyshohet se ka nisur për shkak të borxheve mes dy të konfliktuarve.
Tiranë
Trafik ndërkombëtar droge
Sekuestrohet 1 kg kokainë dhe 15 mijë euro, 2 persona në pranga
Operacion anti drogë në orët e pasdites në kryeqytete çon në pranga dy persona nën akuzën e trafikut ndërkombëtare të kokainës. Operacioni “Shkëmbimi” ka sekuestruar një sai prje rreth 1 kilogramë kokainë, në afërsi të një serveri motorrësh në Vorë. Goditja dhe arrestimi i tyre u realizua, përgjatë momenteve të shkëmbimit të lëndës narkotike Kokainë, duke kapur shtetasit Ilir Mara, 35 vjeç, banues në Tiranë; Hasan Rezi, 22 vjeç, banues në Tiranë si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.K. Burime nga blutë bëjn me dije se falë një hetimi 2 mujor, u arrit identifikimi dhe kapja përgjatë momenteve të shkëmbimit të lëndës narkotike kokainë. Pas një hetimi intensiv dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, të arrestuarit realizonin trafikim ndërkombëtar të lëndës narkotike, me origjinë nga Holanda dhe destinacion shitjen në tregun e brendshëm. Në cilësinë e provës materiale, gjatë hetimit këtyre shtetasve u janë sekuestruar 1 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë; 15 mijë euro e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy automjete tip “BMË” dhe një “Reno Clio”. Bazuar në informacionet policore të administruara shtetasit e lartë përmendur u arrestuan për veprat penale të prodhimit, mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë që po punohet për rolin e gjithë secilit në këtë aktivitet kriminal. Nga strukturat e policisë së kryeqytetit vazhdon hetimi ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, si dhe hetimi pasuror i aseteve kriminale të përfituara. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Tiranë për veprat penale tëtrafikutndërkombëtar të drogës, shitjes dhe prodhimit.
Librazhd
Përdhunoi nënën, arrestohet 27-vjeçari
Përdhunon nënën e tij në mesnatë, vihet në pranga Astrit Miska, 27 vjeç. Ky person akuzohet se rreth orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm ka përdhunuar nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dardhë të Komunës Hotolisht në Librazhd. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, denoncimi është bërë gjatë ditës së djeshme në Komisariatin e Policisë së Librazhdit, nga gruaja 54-vjeçare me inicialet S. L. Në denoncimin e bërë në polici, 54-vjeçarja ka deklaruar se gjatë mesnatës rreth orës 01:00 të ditës së djeshme djali i saj, Astrit Miska, ka hyrë në banesë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Edhe pse gruaja 54-vjeçare kishte kundërshtuar, nuk kishte mundur që të ndalonte djalin. Pas marrjes së denoncimit, efektivët e policisë së Librazhdit kanë vënë në pranga të akuzuarin, Astrit Miska, ndërsa është bërë edhe dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje. Aktualisht dosja i ka kaluar Prokurorisë së Librazhdit për akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”.
Gjirokastër
Gjendte trupi i pajetë i një gruaje, dyshohet se është mbytur
Një grua është gjetur e pa jetë ditën e djeshme në ujerat e lumit Drino në Gjirokastër. Sipas policisë viktima dyshohet të jetë nga fshati Derviçan. Viktima dyshohet se është 46-vjeçarja Mariana Selo, e cila rezultonte e zhdukur prej dy ditësh nga familjarët. Gruaja mendohet se është mbytur, pasi vuante nga depresioni. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Ndërsa trupi i pajetë është transportuar për në morgun e qytetit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Akti mjekësor do të ndihmojë blutë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë që vetë familjarë të 46-vjeçares kanë deklaruar se ajo vuante nga depresioni.




