Ndërsa procesi i votimit është mbyllur thuajse në të gjithë vendin, materialet zgjedhore i QV ku ka përfunduar procesi kanë filluar të dorëzohen në KZAZ, ku do të bëhet edhe numërimi i votave.
Kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi, bëri të ditur se në shkallë vendi, votimi është 45%.
Ndërkaq Bashkia e Pustecit, e cila është edhe Bashkia më e vogël pas ndarjes së re territoriale, është njësia e parë ku ka filluar procesi i numërimit të votave.
“Në disa KZAZ, si në Shkodër e Vlorë, ende nuk janë emëruar numëruesit. Ndërsa në Pustec ka nisur numërimi i votave”, tha Luzi.




