Në Bashkinë e Vorës ka një fitues. Ai është Fiqiri Ismaili i Partisë Demokratike. Pas përmbylljes së procesit të numërimit të votave, kandidati demokrat ka dalë fitues me një diferencë prej 239 votash ndaj kundërshtarit të tij në garë, Luan Sallakut të ASHE-së.
Përballja për Vorën ka qenë shumë e tensionuar, aq sa kandidatëve dhe vorakëve iu desh të prisnin hapjen e kutisë së fundit, në Komunën e Bërxullës. Pikërisht kjo kuti ka rezultuar me fat për kandidatin blu, duke krijuar një diferencë prej 101 votash me kundërshtarin politik.




