Vokshi: Ministri Gogu të kërkojë falje, gënjeu për raportin IBAR!

Vokshi: Ministri Gogu të kërkojë falje, gënjeu për raportin IBAR!

Deputetja e PD, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka dezinformuar publikun lidhur me raportin e Vlerësimit të pikave të ndërmjetme (IBAR) dhe procesin e integrimit europian.

Gjatë deklaratatës së saj, Vokshi u shpreh se ministri ka dhënë një informacion të pasaktë kur deklaroi se raporti ishte miratuar dhe kishte kaluar në Këshillin e ambasadorëve të BE-së. Ajo e cilësoi këtë deklaratë si mashtruese dhe kërkoi që Gogu të mbajë përgjegjësi publike.

Sipas saj, disa shtete anëtare të BE-së ende kanë rezerva dhe nuk e kanë miratuar plotësisht procesin e lidhur me grupkapitullin përkatës, duke e bërë të papranueshme, sipas saj, daljen me deklarata të parakohshme.

“Ministri Gogu doli në konferencë dhe dha lajmin e mirë që raporti i IBAR ishte miratuar dhe i kishte kaluar këshillit të ambasadorëve. Si mundet a iu dridhur qerpiku me çfarë pafytyrësie, paaftësie ose padijësie mundet një ministër të japë një lajm që nuk është i vërtetë e të mashtrojë publikun.

Të paktën 3 vende anëtare kanë pasur probleme me grupkapitullin e parë, ku janë 5, të cilët nuk e kanë miratuar. Deri të premten Fogu mund të kishte pritur për të dhënë lajmin e mirë, që të gjithë e presin Gogu që shpërndan lajme të pavërteta për t’i dhënë Ramës një meritë që s’e meriton.

Ne si opozitë miratuam edhe rezolutën, si mundet që të mashtrojë publikun. Të dalë e të kërkojë falje”, tha Vokshi.

Share it :