Vodhi kishën e Shënkollit, arrestohet 35-vjeçari i dyshuar

 

 

Policia e Lezhës ka arrestuar 35-vjeçarin Dashamir Mekrisvani si autor të vjedhjes së kishës së Shënkollit 5 ditë më parë. Autorit iu gjet në banesën e tij varësja e shtatores së shenjtit Shën Nikolla. Ai gjithashtu kishte dëmtuar edhe disa ikona të kishës duke i hedhur në tokë, një statuje dhe 2 mbajtëse qirinjsh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrim prone” dhe “Shkatërrim i objekteve të kultit”.

 

Share it :