Viti i ri shkollor/ Mësuesit, si do bëhen emërimet e reja, kush rrezikon për tu larguar nga puna

mesuesitPuna e mësuesve “në dorë” të drejtorit të shkollës. Largime në shtator-tetor

Në shtator 750 mësues përfitojnë kontratë të përkohshme punësimi

 Me fillimin e vitit të ri shkollor, pritet të bëhen emërime të shumta në arsim. Pak kohë më parë Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndryshuar të gjithë drejtorët e shokllave, të cilët kanë në dorë emërimet dhe shkarkimet e mësuesve. Gjatë muajve të parë të viti të ri shkollor, MAS ka përgatitur ndryshime në strukturë duke larguar një pjesë të mësuesve. Ligji i ri për punësimin dhe shkarkimin e mësuesve, i jep të drejtën drejtorit të shkollës dhe drejtorit të arsimit, të kenë në dorë fatin e mijëra mësimdhënsve. Në këtë mënyrë drejtori i shkollës brenda 5 ditëve nga data kur vendi i një mësuesi është i lirë, duke zbatuar aktet nënligjore për përcaktimin e normave për ngarkesën mësimore-edukative dhe për numrin e nxënësve në institucion, shpall kërkesën për mësuesin e ri në një mjedis publik të institucionit dhe në faqen e tij zyrtare të internetit. Kandidati për mësues duhet të përmbushë kushtet dhe të plotësojë kriteret që përcaktohen në Kontratën Kolektive të Punës të nivelit të parë. Paketa e aplikimit për mësues përmban: CV dhe kopje të dëshmive apo dokumente që vërtetojnë pohimet në CV. Tabelën e të dhënave për aplikant. Raportin mjeko-ligjor, Dëshminë e masave disiplinore në fuqi në ngarkim të tij (Nëse nuk ka, e deklaron me shkrim që nuk ka). Dëshminë e penalitetit, të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit. Dy rekomandime nga mësues ose drejtore të institucioneve arsimore që kanë punuar me aplikantin. Dokumentacioni i aplikimit dorëzohet në drejtorinë e institucionit publik të arsimit parauniversitar.

 

Rastet e largimit të mësuesit nga puna

Drejtori e largon mësuesin nga puna në rastet e shkeljeve flagrante ose kur ka një vendim të formës së prerë në ngarkim të tij nga organet kompetente për një ose më shumë nga rastet e mëposhtme: Ka falsifikuar dokumente zyrtare. Ka nxitur vartësit e tij të falsifikojnë dokumente zyrtare. Ka ushtruar dhune fizike ndaj nxënësve ose punonjësve të institucionit. Ka ngacmuar seksualisht nxënës ose punonjës të institucionit. Ka përvetësuar fonde financiare ose materiale të institucionit. Ka organizuar kurse me pagesë me nxënësit që mëson ose me nxënësit e shkollës së tij, Ka organizuar kurse me pagesë me nxënës jashtë shkollës së tij, kur nuk është i licencuar për të ushtruar këtë veprimtari private. Ka marre ryshfet. Ka bere deklarate te rreme ne procesin e aplikimit. Drejtori e largon mësuesin nga shkolla edhe për mosarritje të nxënësve. Drejtori merr nismën e largimit të mësuesit nga puna, kur mësuesi kryen shkelje të dispozitave të Kodit të Punës, Kontratës Kolektive ose individuale të punës dhe të legjislacionit në fuqi.. Drejtori konsultohet me komisionin, para se të vendosë për largimin e mësuesit. Komisioni shqyrton provat që drejtori i paraqet. Kur shumica e komisionit nuk i konsideron të mjaftueshme provat, drejtori grumbullon prova të tjera, ose anulon largimin e mësuesit, ose i jep mësuesit 6 muaj prove.

 

Me kontratë të përkohshme

Pak kohë më parë qeveria ka miratuar dhe vendimin për mësuesit të cilët mund të përfitojnë një kontratë të përkohshme si mësues. Numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për vitin shkollor 2013-2014, për periudhën periudhën 15 shtator 2014 – 31 dhjetor 2014, do të jetë 750 veta. Praktikantët, gjatë periudhës së kryerjes të praktikës profesionale, përfitojnë çdo muaj nga punëdhënësi, drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në masën 16.7%, të përllogaritur mbi pagën bazë minimale mujore 22 000 lekë, miratuar me vendimin nr. 573, datë 3.7.2013 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”. Ndryshimet e pagës minimale mujore, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, reflektohen në masën e pagesës që punëdhënësi paguan çdo muaj për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

 

Çfarë propozon reforma për mësuesit

Drafti i reformës në arsim parashikon ndryshime rrënjësore pë rata të rinj të cilët do të ndjekin programet e mësuesisë. Mësuesit për arsimin e mesëm duhet të përgatiten duke ndjekur këtë rrugë: Diplomim në fushën përkatëse të shkencës (Cikli i Parë Diplomë Bachelor 3 vjet 180 kredite). Studime të Ciklit të Dytë Master i Shkencave 2 vjeçar 120 kredite, i cili përgatit mësues për AM të ulët dhe të lartë. Kurrikulat e Programeve të studimit të Ciklit të Dytë për përgatitjen e mësuesve duhet të ruajnë një ngjashmëri në nivel kombëtar sipas fushës së shkencës përkatëse 80% në ndërtimin e tyre. Kurrikulat e Programeve të Ciklit të Dytë të studimeve për formimin e mësuesve duhet të kenë një komponent të rëndësishme të formimit pedagogjik dhe psikologjik si edhe të formimit praktik pranë IAM. Kjo reformë propozon që viti i praktikës në shkollë, pas diplomimit të studentëve me Diplomën e Ciklit të Dytë, pranë Institucioneve të Arsimit të Mesëm duhet të bëhet me gjysmën e rrogës së mësuesit (sikundër edhe ndodh për stazhierët e mjekësisë). Formimi i mësuesve duhet të jetë i vazhduar, IAL-të duhet të krijojnë kushte për trajnimin dhe formimin e vazhduar të mësuesve në bashkëpunim me Institucionet shtetërore të Arsimit të Mesëm.

 

 Ndryshimet/ Personat me aftësi të kufizuara, në komisionet e vlerësimit edhe psikologë

Komisionet e vlerësimit që përcaktojnë nëse një person duhet te ketë statusin e personit me aftësi të kufizuar pritet të kenë një strukturë të re. Ato në përbërjen e tyre, do të kenë edhe psikologë , punonjës socialë dhe jo vetëm mjekë , ashtu si ka ndodhur në vitet e kaluara . Kështu shprehen autoritetet zyrtare në ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, të cilët thonë se aktualisht po punohet me aktet nënligjore për zbatimin e ligjit të ri për personat me aftësi të kufizuar. Ida Bozdo, drejtoreshë për personat me aftësi të kufizuar në ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë shpjegon aktet nënligjore për këtë problem. Ndërkaq ligji i ri parashikon dhe futjen e kategorive të tjera në  listën e personave me aftësi të kufizuar. Ndër vite sipas autoriteteve  të ministrisë së mirëqënies sociale  dhe rinisë janë përjashtuar nga skema e përfitimeve për personat me aftësi të kufizuar shumë njerëz meprobleme shëndetësore. Ligji i ri për personat me aftësi të kufizuar ndeshi edhe në kontestime nga ana e  shoqatës që mbron të drejtat e kësaj kategorie. Sipas tyre ai cënon disa të drejta si atë të strehimit apo mospagesën e kujdestarit, por këto pretendime sipas autoriteteve të pushtetit qendror nuk janë të vërteta.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :