
Publikohen udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) për kriteret dhe procedurat e regjistrimit në ciklin e dytë të studimeve, master shkencor dhe master profesional, për kandidatët e kategorive të veçanta, si ata me statusin e ish-të përndjekurve, të verbrit, invalidët, jetimët si dhe romët e ballkano-egjiptianët, kandidatët nga trojet, si dhe udhëzimi për transferim studimesh për program të dytë studimi. Gazeta “Standard” publikon udhëzimet e Ministrisë së Arsimit që duhet të ndiqen nga të gjithë studentët e kategorive të veçanta, të trevave shqiptare, si dhe studentët që duan të kryejnë transferimin e studimeve për master shkencor dhe profesional për këtë vit akademik. Kështu, studentët të cilët u përkasin kategorive të veçanta aplikojnë direkt në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS), nga data 2 deri më 9 nëntor 2015. Kandidatët shprehin preferencat e ndryshme lidhur me aplikimin ne programet e preferuara të studimit sipas formularit në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi. Aplikimi bëhet duke dorëzuar në MAS, personalisht, dokumentacionin e mëposhtëm në dy kopje.
Dokumentet, procedurat dhe afatet për regjistrimin e të gjithë kandidatëve
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin letër motivimi ku të shpjegojnë arsyet e aplikimit si dhe të zgjedhjes së programeve të studimit të përcaktuara në formular prej tij. Formulari i aplikimit sipas formatit të shtojcës nr. l, bashkëlidhur këtij udhëzimi. Në formular duhen radhitur pesë programe studimi ku kandidati kërkon të aplikojë, si dhe Institucioni i Arsimit të Lartë (AL) përkatës, në renditje prioritar, pra i pari renditet programi më i preferuar dhe i fundit ai më pak i preferuar nga te pesta programet. Për emërtimin dhe ID e programit përkatës i duhet referuar Tabelave m. l/l dhe 2/2 të Vendimit nr. 638, datë 22.7.2015, të Këshillit të Ministrave, për kuotat e pranimit dhe tarifat e studimit, në ciklin e parë dhe te dytë të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë, ne programet e studimeve me kohë të plotë, për vitin akademik 2015 -2016″, i ndryshuar. Diplome universitare e ciklit të parë të studimeve të përfunduar brenda Republikës së Shqipërisë, së bashku me suplementin e diplomës ose listën e notave. Në mungese të diplomës IAL-te publike pajisin kandidatin me një vërtetim që provon mbarimin e studimeve si dhe lejon regjistrimin në ciklin e dytë të studimeve. Kandidati paraqet vërtetimin ne IAL-në ku kërkon të regjistrohet sipas afateve të parashikuara në këtë udhëzim, dhe brenda 6 muajve dorëzon fotokopjen e njësuar me origjinalin të kartonit të diplomës të lëshuar nga IAL-ja përkatëse. Për diplomën universitare të ciklit të parë të fituar jashtë vendit, të depozitohet dhe vërtetimi i njohjes dhe njësimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Për kandidatet të cilët nuk kanë njësuar diplomat e tyre të fituara jashtë vendit, depozitojnë dokumentacionin për njësim diplome në të njëjtën ditë me aplikimin. Fotokopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga MAS. Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të dëftesë e pjekurisë të shkollës së mesme, së bashku me vërtetimin nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) për shlyerjen e provimeve me zgjedhje, nëse kanë dhenë provime të tilla. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë, respektivisht, vërtetim notash të Maturës Shtetërore dhe provimesh me zgjedhje (nëse kanë dhëne provime të tilla) të lëshuar nga AKP, ose dublikate të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në njësinë arsimore vendore ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë) dhe dy fotografi personale. Kandidati me statusin e ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politik, përveç dokumentacionit të parashikuar për të gjithë kandidatët, duhet të dorëzojë, për ish-të dënuarit fotokopjen e njësuar në Republikën e Shqipërisë të dokumentit që vërteton statusin e ish-të dënuarit të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe për ish-të përndjekurit politike fotokopjen e njësuar në Republikën e Shqipërisë të dokumentit që vërteton Statusin e ish-të përndjekurit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kandidati me statusin e të verbrit, përveç dokumentacionit të për të gjithë kandidatët, duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e librezës së të verbrit te lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të noterizuar të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Kandidati me statusin e invalidit paraplegjik e tetraplegjik, përveç dokumentacionit të parashikuar në pik6n 1) duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e librezës se invalidit paraplegjik e tetraplegjik të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje e noterizuar e vendimit te KMCAP. Kandidati me statusin e jetimit, përveç dokumentacionit që paraqesin të gjithë kandidatët, duhet të dorëzoje dhe fotokopjen e noterizuar e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror. Kandidati rom dhe ballkano-egjiptian, përveç dokumentacionit të parashikuar për të gjithë kandidatët duhet të dorëzojë dhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është rom apo ballkano-egjiptian. Komisioni i posaçëm, i përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Arsimit dhe Sportit, ne cilësinë e kryetarit, dhe 4 anëtarë, nga te cilët dy përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe dy përfaqësues nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shqyrton dhe vlerëson aplikimet e kandidatëve me statusin përkatës brenda datës 16 Nëntor 20l5. Pjesë e vlerësimit të jetë dhe intervista me secilin kandidat, që zhvillohet nga Komisioni i Posaçëm. Aplikimet me dokumentacion të paplotë nuk merren në konsideratë. Vlerësimi të bëhet mbi kriterin e meritës,bazuar në notën mesatare të të gjitha viteve të studimeve universitare të ciklit të parë, si dhe eventualisht në notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme, duke vlerësuar dhe programet që gjykohet të jene prioritare sipas propozimeve te autoriteteve të vendeve përkatëse, si dhe duke marrë parasysh kapacitetet pritëse të çdo IAL-je për programin përkatës të studimit.”Nëse, do të rezultojnë kandidatë me pikë të barabarta, do t’i nënshtrohen testimit që do të kryhet nga MAS. Brenda datës 20 nëntor 2015 MAS përcjell në IAL-të respektive listën e renditur të kandidatëve të përzgjedhur sipas procedurës së mësipërme dhe një kopje të dokumentacionit të dorëzuar nga kandidati, për të vijuar me regjistrimin e kandidateve në programet përkatëse të studimit. MAS publikon në faqen web listën e kandidatëve dhe afatet e regjistrimit të tyre në IAL-të përkatëse. Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarisë mësimore që mbulon programin e studimit ku janë shpallur fitues brenda datës 27 nëntor 2015. Me mbylljen e regjistrimit përfundimtar, institucionet publike të arsimit të lartë të dorëzojnë në AKP brenda datës 30 nëntor 2015 listat përfundimtare të përgatitura sipas formatit të dërguar nga AKP, me regjistrimet e kryera për çdo program studimi të ciklit të dytë me kohë të plotë, për dhënien e numrave të matrikullimit, në forme të shkruar dhe elektronike. AKP brenda datës 29 dhjetor 2015 i dërgon IAL-ve publike në rrugë postare, listën me numrat e matrikullimit të studentëve. IAL-të publike regjistrojnë studentët e pa pajisur me numër matrikullimi, dhe ia komunikojnë regjistrimin AKP-së brenda 10 ditëve nga marrja e komunikimit zyrtar nga AKP me listat me numrat e matrikullimit.
Procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga trojet në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë
Kandidatë nga Republike Kosovës, si dhe kandidatet shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegia, duhet të aplikojnë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), nga data 2 deri në datën 9 nëntor 2015, për kuotat e pranimit dhe tarifat e studimit, në ciklin e pare dhe të dytë të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë, në programet e studimeve me kohë të plotë, për vitin akademik 2015 – 2016. Kandidatet shprehin 5 preferenca të ndryshme lidhur me aplikimin në programet e preferuarat studimit sipas formularit në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur këtij Udhëzimi. Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në momentin e aplikimit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mposhtëm në dy kopje të njësuara me origjinalin.
Dokumentet dhe procedurat për regjistrim
- a) Formulari i aplikimit sipas formatit të Shtojcës nr. 1, bashkëlidhur këtij Udhëzimi. Në formular duhen radhitur pesë programe studimi ku kandidati kërkon të ap1ikojë, si dhe Institucioni i Arsimit të Lartë, (IAL) përkatës, në renditje prioritare, pra i pari renditet programi më i preferuar dhe i fundit ai me pak i preferuar nga të pesta programet. Për emërtimin dhe ID e programit përkatës i duhet referuar tabelave nr. 1/1 dhe 2/2 të Vendimit nr. 638, datë 22.7,2015, të Këshillit te Ministrave, “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e studimi, në ciklin e parë dhe të dyte të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë, në programet e studimeve me kohë të plotë, për vitin akademik 2015 -2016”, i ndryshuar. Diplomë universitare e ciklit të parë të studimeve të p6rfunduar brenda Republikës së Shqipërisë, së bashku me suplementin e diplomës ose listën e notave. Ne mungesë të diplomës IAL-të publike pajisin kandidatin me një vërtetim që provon mbarimin e studimeve konform ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, si dhe lejon regjistrimin ne ciklin e dytë të studimeve. Kandidati paraqet vërtetimin në IAL-në ku kërkon të regjistrohet sipas afateve te parashikuara në këtë udhëzim, dhe brenda 6 muajve dorëzon fotokopjen e njësuar me origjinalin të kartonit të diplomës të lëshuar nga IAL-ja përkatëse.
Për diplomën universitare të ciklit të parë të fituar jashtë vendit, të depozitohet dhe vërtetimi i njohjes dhe njësimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Për kandidatet të cilët nuk kanë njohur dhe njehsuar diplomat e tyre të fituara jashtë vendit, depozitojnë dokumentacionin për njohje diplome në të njëjtën ditë me aplikimin.
- b) Diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, me certifikatën e notave, të njohura nga Komisioni i Posaçëm për njohjen e diplomave të shkollës së mesme në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Për kandidatët të cilët nuk kanë njohur dhe njehsuar diplomat e tyre të fituara jashtë vendit, depozitojnë dokumentacionin për njohje diplome të shkollës së mesme së bashku me aplikimin.
- c) Dokument identifikimi (karte identiteti, pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;
- d) Dy fotografi personale;
- e) Mandat arkëtimi i tarifës së aplikimit prej 2,000 lekë paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të IAL-së përfituese. Një kopje e dokumentacionit të depozituar ruhet në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Aplikimet me dokumentacion te paplotë nuk merren në konsideratë.
Përzgjedhja e kandidateve bëhet nga një Komision i Posaçëm i ngritur me urdhër të Ministrisë së Arsimit. Vlerësimi të behet mbi kriterin e meritës, bazuar ne notën mesatare të të gjitha viteve të studimeve universitare të ciklit të parë dhe në notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme, duke vlerësuar dhe programet që gjykohet të jenë prioritare sipas propozimeve të autoriteteve të vendeve përkatëse, si dhe duke marrë parasysh kapacitetet pritëse të çdo IAL-je për programin përkatës të studimit. Nëse, do të rezultojnë kandidatë me pikë të barabarta, do t’i nënshtrohen testimit që do të kryhet nga MAS. Brenda datës 16 nëntor 2015 MAS përcjell në IAL-të respektive listën e renditur të kandidatëve të përzgjedhur sipas procedurës së mësipërme dhe një kopje të dokumentacionit të dorëzuar nga kandidati, për të vijuar me regjistrimin e kandidatëve në programet përkatëse të studimit. MAS publikon në faqen web listën e kandidateve dhe afatet e regjistrimit te tyre ne IAL-të përkatëse. Kandidatët nga trevat shqiptare fitues, regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve nga data16 deri më 20 nëntor 2015. Me mbylljen e regjistrimit përfundimtar, institucionet publike të arsimit të lartë dorëzojnë në AKP brenda datës 25 nëntor 2015 listat përfundimtare të përgatitura sipas formatit të dërguar nga AKP, me regjistrimet e kryera për çdo program studimi të ciklit të dyte me kohë të plotë, për dhënien e numrave të matrikullimit, në formë të shkruar dhe elektronike. AKP brenda datës 28 dhjetor 2015 i dërgon IAL-ve publike në rrugë postare, listën me numrat e matrikullimit të studentëve. IAL-të publike regjistrojnë studentët e papajisur me numër matrikullimi, dhe ia komunikojnë regjistrimin AKF-së brenda 10 ditëve nga marrja e komunikimit zyrtar nga AKP me listat me numrat e matrikullimit.




