Video/ Si u mbrojt seila e PS Nga “paramilitaret “ e IKMT me ne krye Rigers Sheqeri
Gjatë protestës që po zhvillohet sot në Tiranë, vëmendja është përqendruar edhe te personat që ndodheshin brenda selisë së Partisë Socialiste, pasi protestuesit u përplasën me forcat e policisë dhe thyen xhamin e derës kryesore të godinës.
Nëse herën e parë u raportua për persona të maskuar në zonën e protestës, këtë herë në pamje shfaqen individë pa maska, të cilët mund të identifikohen.
Mes tyre është edhe Rigers Sheqeri, drejtor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës, i cili është parë brenda selisë së PS-së me një shkop në dorë.
është parë brenda selisë së PS-së me një shkop në dorë.
Protestuesit thyejnë xhamin e selisë së PS-së
Një grup i madh të rinjsh iu afrua selisë së Partisë Socialiste dhe hodhi vazhdimisht gurë në drejtim të godinës, duke thyer xhamin e derës kryesore.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, kordoni i policisë, më i pakët në numër, u tërhoq disa hapa, pa arritur ta parandalonte dëmtimin e godinës.
Më pas, policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe autobot me ujë për të shpërndarë protestuesit. Turma u zhvendos në zonën përreth Bankës së Shqipërisë dhe në Rrugën e Kavajës.
Kush është Rigers Sheqeri?
Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapësirave publike.
Sheqeri u shfaq shpesh në terren në krah të ish-ministrit Ervin Hoxha, ku inspektonte nga afër prishjen e objekteve pa leje.
Denoncimi për 50 mijë euro
Në tetor 2025, një qytetar nga zona e Kombinatit, Sako Sakollari, denoncoi publikisht se i ishte kërkuar një shumë prej 50 mijë eurosh për të shmangur prishjen e objektit të tij.
Sipas deklarimeve të tij, persona të prezantuar si inspektorë të IMT-së i kishin thënë “shko tako shefin”, ndërsa ai kishte refuzuar, duke deklaruar se nuk pranon korrupsion.
Ai shtoi se kërkesa për pagesë ishte bërë “para disa muajsh”, duke theksuar se inspektorët kishin vepruar “në emër të shefit”.
Në të njëjtën deklaratë, Sakollari përmendi edhe një rast më të hershëm, ku sipas tij, rreth tre vite më parë i ishte kërkuar një shumë prej 200 mijë eurosh nga Mariglen Qato për të mos prishur të njëjtin objekt.
Megjithatë, kronologjia e ngjarjeve ngre dyshime të reja. Mariglen Qato u arrestua në fund të marsit 2024 në kuadër të hetimeve për aferën “5D”. Kjo do të thotë se në periudhën kur, sipas qytetarit, është kërkuar shuma prej 50 mijë eurosh, Qato nuk ka qenë më në detyrë.
Në këtë periudhë, drejtimi i IMT-së në Tiranë është ushtruar nga Rigers Sheqeri. Megjithatë, qytetari nuk përmendi asokohe në mënyrë të drejtpërdrejtë emrin e drejtuesit, duke deklaruar vetëm se kërkesa ishte bërë “në emër të shefit”.




