Ish-zëvendësministrja e jashtme, Edith Harxhi, e cila është anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka bërë publike propozimet e bëra nga një grup anëtarësh për ndryshimin e statutit.
Sipas Harxhit, këto propozime kanë si synim ringritjen e Partisë Demokratike dhe jo përçarjen e saj. Ajo citoi gjithashtu dhe propozimet që duhet të përfshihen në ndryshimin e statutit të cilat janë:
1. Kryetari i PD-së duhet të japë dorëheqjen në momentin që humb zgjedhjet parlamentare.
2. Në rast të humbjes së dy palë zgjedhjeve kryetari i PD-së duhet të japë dorëheqjen e parevokueshme.
Harxhi ka theksuar gjithashtu se Basha është braktisur totalisht nga CDU e Angela Merkel.




