Vetëdorëzohet në kufirin me Kosovën drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni

Vetëdorëzohet në kufirin me Kosovën drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, është vetëdorëzuar rreth orës 19:30 në pikën kufitare të Vërmicës, bëjnë të ditur burimet për SYRI-n.

Hyseni ka fluturuar nga Baku, Azerbaxhian për në Prishtinë dhe jo në Tiranë. Ajo ka qëndruar gjatë ditës në Kosovë dhe gjatë kthimit në Shqipëri, është vetëdorëzuar te autoritetet në pikën kufitare të Vërmicës, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me kërkesë të SPAK, ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’. Krahas kësaj, Hyseni është pezulluar edhe nga detyra.

Masa e sigurisë është caktuar në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Në kuadër të të njëjtit hetim janë zhvilluar kontrolle edhe në banesat e personave të tjerë të përfshirë në dosje, mes tyre edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Vlora Hyseni ka një të kaluar në institucionet e sigurisë së Kosovës. Ajo ka mbajtur më herët detyrën e zëvendësdrejtores së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Hyseni u shkarkua nga kjo detyrë më 30 qershor 2021, nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.

Share it :