Çmimi i ilaçit nuk mund të ndryshojë për një periudhë 1-vjeçare
Ligji i ri për barnat, farmacistët mund t’i kthejnë recetat e mjekëve
Qeveria ka miratuar vendimin për importimin e barnave të paregjistruara. Për përballimin e gjendjeve emergjente, si katastrofa natyrore, epidemi ose në rast nevojash të shërbimit shëndetësor, do të jetë ministri i Shëndetësisë, i cili do të lëshojë autorizimin për importimin e barnave të paregjistruara. Kërkesa për autorizim importi për çdo bar të paregjistruar paraqitet pranë Drejtorisë Farmaceutike, në Ministrinë e Shëndetësisë, nga subjektet e licencuara për importimin e barnave. Në kërkesën për t’u pajisur me autorizimin përkatës për importimin e barnave të paregjistruar, për çdo bar të paregjistruar duhet të përcaktohen: emri, principi aktiv, doza dhe forma farmaceutike, sasia, çmimi për njësi i barit, emri dhe adresa e mbajtësit të autorizimit për hedhjen në treg të barit dhe/ose firma prodhuese, si dhe një përshkrim i shkurtër për përdorimin e barit. Autorizimi për importimin e barnave të paregjistruar jepet vetëm për ata barna, që nuk janë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Barnave. Autorizimi për importimin e barnave të paregjistruar është i vlefshëm për një periudhë dymujore nga koha e lëshimit dhe jepet kundrejt një tarife prej 5000 lekësh për çdo bar.
Si veprohet
Inspektorati i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, përpara fillimit të procedurës së zhdoganimit për barin përkatës, kërkon nga subjekti importues: Faturat (invoice) e barit, për të cilin është bërë kërkesa së bashku me të dhënat për sasitë, certifikatën e cilësisë për çdo seri të barit si dhe certifikatën e origjinës së barit. Çmimi i barit, për të cilin është dhënë autorizim importi, nuk duhet të ndryshojë për një periudhë 1-vjeçare nga data e hyrjes së barit në Shqipëri. Përjashtimisht, brenda vitit do të pranohet kërkesa dhe do të lëshohet autorizim vetëm për importimin e barnave me çmim të njëjtë ose më të ulët se ai i deklaruar për herë të parë në atë vit.
Ligji i ri për barnat, më shumë të drejta për farmacistët
Farmacistët do të kenë më shumë të drejta pas miratimit të ligjit të ri për barnat. Kjo e drejtë do të fillojë që më kthimin e recetave të mjekët, kur këto të fundit janë të tejmbushura me ilaçe. Ky do të jetë një element i ri i ligjit të barnave dhe shërbimit farmaceutik, që pritet të miratohet së shpejti. Drafti më i fundit i përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë parashikon që farmacisti të jetë më i përgjegjshëm përpara një mjeku, i cili jep ilaçe pa kriter. Duke qenë një proces zinxhir, ligji i ri parashikon që të krijohen edhe hapësirat e nevojshme për krijimin e një sistemi gjurmimi, çka parashikon momentin e hyrjes së barnave që nga importi, kontrolli e deri tek shitja në farmacitë e vendit nëpërmjet këtij sistemi elektronik. Shqipëria është ende pjesë e atyre vendeve ku ilaçet blihen në pjesën më të madhe të rasteve pa një recetë apo rekomandim nga mjeku.
MAS: Ja ata që janë kualifikuar për vendet e lira të punës
Ministria e Arsimit ka publikuar emrat e kandidatëve që janë kualifikuar për vendet e lira të punës. “Drejtoria Arsimore Rajonale në Tiranë, pas verifikimit paraprak të dosjeve të kandidatëve nga komisioni ad hoc, shpall kandidatët e kualifikuar për provimin me shkrim si më poshtë”, – thuhet në një njoftim të MAS.
Përgjegjës i Sektorit IT dhe Statistikë
Dafina Dodoveci
Gentiana Hyseni
Koço Josifi
Redian Dengeri
Minella Vrushaj
Nuk plotëson kushtet:
Erald Himaj
Përgjegjës i Sektorit të Programeve të Zhvillimit
Anila Doda
Afërdita Toska
Engjëllushe Petriti
Kadrie Gurmani
Luiza Myrtaj
Xhevahire Disha
Specialist i Burimeve Njerëzore
Aida Nova
Aida Laçi
Aida Alimema
Ana Topalli
Anila Kelmendi
Anila Spaho
Anila Doda
Arjana Merepeza
Afërdita Toska
Ardita Xhyheri
Astrita Taçi
Blerina Konesha
Brielda Hoxha
Borana Thanasi
Dafina Dodoveci
Dashnor Hoxha
Esmeralda Limanaqi
Edlir Terpo
Eugerta Koçillari
Elona Gjoka
Ermira Buzi
Fran Cara
Fatbardha Toto
Flutura Bicaku
Lavdie Çela
Kadrie Gurmani
Martin Xhaferrja
Mirgeta Kapa
Rovena Agolli
Robert Marko
Sonil Llabani
Silvana Telaj
Sidrita Hoxha
Sonila Bardulla
Valbona Abedini
Xhemal Jaçe
Nuk plotësojnë kushtet:
Albana Çela ( Çorja)
Erinda Qose
Ermela Metaj
Jurist
Ana Topalli
Ardita Plloçi
Arta Kasmi
Bora Osmanlli (nëse sjell vërtetimin e eksperiencës së punës të noterizuar)
Detjona Troka
Dritan Stefanidhi ( nëse sjell vërtetimin e eksperiencës së punës të noterizuar)
Edlira Zeneli
Mirjan Prifti
Kesjana Rusi
Kreshnik Çani
Suela Bili
Ekonomist
Adjona Bejko
Erjola Pajaj
Elda Basha
Elisa Konomi
Merita Sako
Xhevahire Disha
Zhaneta Hoxha ( Gjeka)
Specialist Statistike
Anxhela Gjeçka
Anisa Balla
Borana Thanasi
Elda Basha
Herta Peti
Konkurimi për pozicionin Specialist IT nuk do të zhvillohet për mosplotësim të numrit të mjafueshëm të kandidatëve që plotësojnë kriteret e kërkuara për këtë pozicion.Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 30.1.2014, në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës sipas grafikut të mëposhtëm:
Nr Pozicioni Ora 1 Përgjegjës i sektorit IT dhe Statistikë 10:30 2 Përgjegjës i Sektorit të Programeve të Zhvillimit 10:30 3 Specialist Statistike 10:30 4 Ekonomist 10:30 5 Jurist 10:30 6 Specialist i Burimeve Njerëzore 12:30 Intervista do të zhvillohet në datën 31.1.2014, në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës sipas grafikut të mëposhtëm:
Nr Pozicioni Ora 1 Përgjegjës i Sektorit IT dhe Statistikë 8:30-9:30 2 Përgjegjës i Sektorit të Programeve të Zhvillimit 9:30-10:30 3 Specialist Statistike 10:30-11:30 4 Ekonomist 11:30-12:30 5 Jurist 12:30-14:00 6 Specialist i Burimeve Njerëzore 14:00-17:00




