Vendimi i qeverisë Ja shërbimet që do të kryhen falas në spitale

Driçim Çaka

 

 

Shpërblimet për mjekët dhe infermierët do të përcaktohen nga Fondit i Sigurimit të Detyrueshëm

Qeveria rrit numrin e punonjësve në spitale, buxheti i plotë për shërbimin spitalor për 2014-ën

 

spitalFinancimi nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm do të bëjë të mundur që një sërë shërbimesh, duke filluar që nga shërbimet në QSUT, në spitalet rajonale dhe në spitalet e rretheve do të ofrohen pa ndonjë pagesë. Vendimi i qeverisë ka përcaktuar edhe buxhetet që do të kenë spitalet. Në ndryshim nga vitet e kaluara bie në sy rritja e numrit të punonjësve në disa spitale. Në krahasim nga një vit më parë, kur ishin 11.872 punonjës, këtë vit do të punësohen dhe 308 punonjës të tjerë, që do ta çojë numrin total 12.117. “Spitali e ushtron veprimtarinë në përputhje me standardet, treguesit e cilësisë e të performancës, protokollet e diagnozës dhe të trajtimit, të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. Pagesa e paketës së shërbimeve spitalore që ofron çdo spital bëhet sipas listës së mëposhtme. Një fond jo më i madh se 10 për qind e buxhetit vjetor, të planifikuar për shërbimet spitalore, mbahet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për t’ua rishpërndarë spitaleve gjatë vitit, me vendim të Këshillit Administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, për pagesat e paketave të shërbimeve të veçanta, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave dhe nevoja të spitaleve gjatë vitit. Shpenzimet kapitale për investimet në spitale mbulohen nga Ministria e Shëndetësisë”, – përcakton vendimi i qeverisë. Spitalet mund të kryejnë investime edhe nga burime të tjera. Burime të tjera financimi për spitalet janë fondet e krijuara nga të ardhurat e realizuara gjatë veprimtarisë së tyre dhe nga dhurimet. Përdorimi i tyre bëhet totalisht nga vetë spitali, si pjesë e kostos së shërbimit, sipas udhëzimit të miratuar nga Këshilli Administrativ i Fondit. Këto të ardhura vlerësohen si të ardhura jashtë limitit.

 

Ndryshimet

Mënyra e pagesës dhe e shpërblimit të punës së punonjësve të spitaleve, që kanë lidhur kontratë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, përcaktohet me vendim të Këshillit Administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Spitali zbaton sistemin e referimit dhe tarifat për shërbimet me pagesë, të miratuara nga ministri i Shëndetësisë. “Ministria e Shëndetësisë ushtron kontroll në spital për zbatimin e standardeve të miratuara prej saj, si dhe për buxhetin që financon”, – thuhet në vendim.

 

 

LISTA E SHËRBIMEVE SPITALORE QË DO TË FINANCOHEN NGA FONDI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

Spitalet universitare

1. Shërbimi i kardiologjisë:

– Hemodinamika

– Reanimacioni i kardiologjisë

2. Shërbimi i kardiokirurgjisë

3. Shërbimi i kirurgjisë angiovaskulare

4. Shërbimi i hematologjisë

5. Shërbimi i gastrohepatologjisë

6. Shërbimi i endokrinologjisë

7. Shërbimi i nefrologjisë dhe hemodializës

8. Shërbimi i anestezisë-reanimacionit

9. Shërbimi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme

10. Shërbimi i mjekësisë interne

11. Shërbimi i alergologjisë

12. Shërbimi i reumatologjisë

13. Shërbimi i dermatologjisë

14. Shërbimi i traumatologjisë

15. Shërbimi i ortopedisë

16. Shërbimi i okulistikës

17. Shërbimi i ORL-së

18. Shërbimi i kirurgjisë maksilo-faciale

19. Shërbimi i kirurgjisë së përgjithshme

20. Shërbimi i urgjencës kirurgjikale

21. Shërbimi i kirurgjisë digjestive

22. Shërbimi i urologjisë

23. Shërbimi i djegie-plastikës

24. Shërbimi i neurologjisë dhe neurofiziologjisë

25. Shërbimi i neurokirurgjisë

26. Shërbimi i onkologjisë+kirurgjia onkologjike:

– Statistika onkologjike (regjistri i kancerit)

– Laboratori histopatologjik onkologjik

– Laboratori klinik-biokimik onkologjik

27. Shërbimi i rrezatim-kobaltit

28. Shërbimi infektiv

29. Shërbimi i pediatrisë së përgjithshme:

– Urgjenca pediatrike

-Fizioterapia pediatrike

30. Shërbimi i pediatrisë së specialiteteve

31. Shërbimi i pediatrisë infektive

32. Shërbimi i kirurgjisë infatile

33. Shërbimi i onkohematologjisë pediatrike

34. Shërbimi i reanimacionit pediatrik

35. Shërbimi i laboratorëve (klinikë-biokimikë, mikrobiologjikë, imunologjikë, atomopatologjikë, gjenetikë mjekësore, laboratori i mjekësisë nukleare)

36. Shërbimi i imazherisë

37. Shërbimi i fizioterapisë

38. Shërbimi i statistikave

39. Shërbimi i pneumologjisë

40. Kirurgjisë torakale

41. Shërbimi i ftiziatrisë

42. Shërbimi i gjinekologjisë

43. Shërbimi i obsetrikës

44. Shërbimi i patologjisë së barrës

45. Shërbimi i neonatologjisë

46. Shërbimi i farmacisë

47. Shërbimi i konsultave të specializuara ambulatore

48. Shërbimi i toksikologjisë

49. Shërbimi i koordinimit të urgjencave

50. Shërbimi i psikiatrisë (QSUT)

51. Kontrolli i infeksioneve spitalore

 

SPITALET NË NIVEL QARKU (SPITALET RAJONALE)

1. Shërbim urgjence 24 orë

2. Shërbimi i mjekësisë së përgjithshme

3. Shërbimi i kirurgjisë së përgjithshme + ortopedi traumatologji + urologji + ORL + okulistikë

4. Shërbimi i pediatrisë

5. Shërbimi i obsetrik-gjinekologjisë

6. Shërbimi i anestezi-reanimacionit

7. Shërbimi i radiologjisë

8. Shërbimi i fizioterapisë

9. Shërbimi i laboratorëve klinikë-biokimikë dhe mikrobiologjikë

10. Shërbimi i anatomisë dhe histologjisë patologjike

11. Shërbimi i hemodializës

12. Shërbimi i farmacisë

13. Shërbimi ambulator i specializuar (poliklinika)

14. Kabineti i onkologjisë

 

III. SPITALET NË NIVEL BASHKIE (RRETHI)

1. Shërbim urgjence 24 orë

2. Shërbimi i mjekësisë së përgjithshme

3. Shërbimi i kirurgjisë së përgjithshme

4. Shërbimi i pediatrisë

5. Shërbimi i obsetrik-gjinekologjisë

6. Shërbimi i anestezi-reanimacionit

7. Shërbimi i radiologjisë

8. Shërbimi i laboratorëve klinikë-biokimikë

9. Shërbimi i farmacisë

10. Shërbimi ambulator i specializuar (poliklinika)

 

 IV. SPITALET DITORE

1. Shërbimi i ndihmës së parë mjekësore për trajtim dhe kurim 24 orë

 

LISTA E INSTITUCIONEVE QË NUK DO TË FINANCOHEN NGA FONDI i SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

1. Spitali psikiatrik Vlorë

2. Spitali psikiatrik Elbasan

3. Shërbimet e shëndetit mendor në rrethe

4. Shërbimi i psikiatrisë Shkodër

5. Qendra Kombëtare e Riaftësimit, Mirërritjes dhe Zhvillimit të Fëmijëve

6. Shërbimi Kombëtar i Transfuzioni

7. Ofiçina elektro-mjekësore

8. Njësia e Transportit me Helikopterë

Share it :