Vend I NATO s Policia hedh drejt protestuesve bomba me gaz lotsjellës pa asnjë shenjë dalluese, dyshohet se ka përdorur agjent kimik të trefishtë
Gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj tregon pajimet e gazlotsjellësit të cilat janë përdorur nga policia kundër protetuesve për ti shpërndarë ato.
Nuk kanë asnjë shenjë dalluese. Një amballazh nuk tregon asgjë, edhe pse efektet janë të rënda për protestuesit.
Dyshohet se ambalazhi i bombës së gazit është hequr qëllimish për të fshehur përbërjen e gazit, e cila është e rrezikshme për njerëzit. Ky truk është përdorur edhe herë të tjera nga policia e shtetit. Ky lloj gazi lotsjellës i kalibrit 40 mm, i tipit CS (ortho-chlorobenzylidene malononitrile) me fishek cilindrik plastik me mbishkrimin “CARTRIDGE 40MM – TRIPLE CHARGE – CS”, që tregon një ngarkesë të trefishtë dhe intensitet më të lartë shpërndarjeje krahasuar me municionet standarde.
Gazi CS është një agjent kimik irritues i përdorur gjerësisht nga policitë për shpërndarjen e turmave, duke shkaktuar lotim të fortë, djegie në sy dhe rrugët e frymëmarrjes, kollë dhe vështirësi të përkohshme në frymëmarrje. Efektet konsiderohen kalimtare




