Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbrojtur publikisht dy gazetaret, Mira Kazhanin dhe Bieta Sulon, të cilët rezultuan se punonin në UKT.
“Përsa i përket një kompanie, siç është UKT-ja, e cila është një nga kompanitë më të mëdhaja në qytet, ndoshta pas OSHEE, e cila ka nevojë gjithmonë për të marrë këshilltarë, specialistë mediash, konsulentë, për të marrë audit, për të marrë ekspertë kredie. Pra, më të mirët që ka tregu, kjo është një gjë që ndodh tipikisht. Kolegët e zotit Lela në Britani, kolegët e tij në Boston, punojnë rregullisht për kryetarët e bashkisë. Kështu që një kompani e qytetit merr eksperiencë dhe kërkon nga specialistë të medias, për mënyrën sesi do të komunikojë reforma të caktuara, për mua ka rëndësi bilanci”, tha Veliaj./tch




