Vasili: Zonja Kos e bëftë mirë havjari i Ramës!

Vasili: Zonja Kos e bëftë mirë havjari i Ramës!

Nga Petrit VASILI

Vaj medet, Kosi e quan betonin e Ramës mbrojtje e mjedisit!

Kjo Marta Kos është vërtet shembulli më interesant se si bëhet e zeza e bardhë.

Kosi a e ka parë Palasën, Jalin, Gjirin e Manastirit, Sarandën që janë kthyer në geto betoni?

Kosi duket sikur jeton në një planet tjetër shumë larg Europës kur flet për sukseset e Ramës në mbrojtjen e mjedisit.

A thua Kosi s’ka informacion?

Joooo. Të gjithë e dinë që Kosi ka informacion plot sepse mjafton Zvërneci, që derdhi gotën e masakrës mjedisore anë e mbanë vendit, i cili u pasqyrua në të gjithë mediat e botës.

Kosit ja ka mbyllur sytë havjari kjo është shumë e qartë.

Pa havjarin Kosi mund të hapte sytë e të shihte masakrën e betonit në Palasë, në Jal, në gjirin e Manastirit, në Sarandë, kullat në Himarë, në Golem, në Plepa të Durrësit, në Velipojë, në Shëngjin, në Benjë të Përmetit, në kullat pa fund në Tiranë dhe lista nuk mbaron.

Po Kosit betoni i Ramës i duket gjelbërim.

Në Europën e Kosit mblidhen Këshillat Bashkiake për të vendosur prerjen e një peme, ndërsa në Shqipëri Rama shkreton me beton perlat e natyrës shqiptare.

Të beftë mirë havjari zonja Kos!

Share it :