Vasili: SPAK, ‘S’vepron Pa Aprovimin e Kryeministrit’, Dumani mbylli gojën para vjedhjeve të Veliajt dhe arrestimit pa fakte të Metës e Berishës

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook, reagoi mbi deklaratën e dhënë ditën e djeshme nga Dumani ku u tregua qartazi se SPAK nuk bën asnjë veprim pa dhënë aprovimin Kryeministri aktual, Edi Rama.

Depteti shkruan ndër të tjera se si pasojë, se SPAK nuk vepron pa aprovimin e Ramës, Dumani qepi gojën dhe nuk foli as për vjedhjet e Veliajt, miliardat e Ramës, bashkive e as për arrestimet pa fakte dhe dokumenta të lidervë të opozitës Meta dhe Berisha.
postimi

Dje më intervistën e Dumanit ne emisionin 3D ne RTSH të gjithë moren vesh shumë qartë kuptimin e kater gërmave SPAK, i cili është : S’vepron Pa Aprovimin e Kryeministrit.
Për ironi të fatit Dumani fliste tek 3D e RTSH, në ndërkohë kokën e 5D Veliajn vetëm e krehin dhe e përkëdhelin, megjithë badërdinë qindra milionshe që ka bërë, sepse SPAK- S’vepron Pa Aprovimin e Kryeministrit.
Dumani foli për gjoja ca miliona euro të kapura, por për miliardat e Ramës, Veliajt, Qeverisë, Bashkive rilindase i vuri gojës drynin, sepse SPAK- S’vepron Pa Aprovimin e Kryeministrit.
Pêr arsye se SPAK- S’vepron Pa Aprovimin e Kryeministrit, Dumani mbremë nuk foli përse arreston me zero fakte, zero dokumente e zero prova liderat e opozites Meta dhe Berisha, por inskenon procese te fëlliqura me shpifje e genjeshtra personash të inkriminuar dhe guxon e rremben si gangstere mafioze Presidentin Meta.
Për arsye se SPAK- S’vepron Pa Aprovimin e Kryeministrit, Dumani qepi gojen dhe nuk tregoi se si guxon dhe nuk arreston Ramën kur mbi të ka me mijra fakte, dokumente e prova për këto afera:
FAJE TË PROVUARA TË RAMËS PER:
[➖️] [➖️] [➖️] [➖️] [➖️] [➖️] [➖️] [➖️] [➖️] [➖️] [➖️] [➖️] [➖️]
[⛔️] Aferen e INCENERATOREVE, per firmat e tij fap fap, ndekohe afera eshte certifikuar tashme nga vete SPAK.
[⛔️] Ne aferen Mc Gonigal, ku pergjegjesite e tij jane shume te renda dhe te certifikuara ne SHBA.
[⛔️] Ne Ceshtjen Beccheti ku per shkak te Rames humben 150 milion euro e ku deklarat e tij ishin percaktuese ne humbjen e arbitrazhit.
[⛔️] Ne mosveprimet e tij te qellimshme, kur u informua me shkrese zyrtare nga Ministri i Drejtesise ne prill 2017 per rrezikun e humbjes se 2 miliard euro ne arbitrazhe, rrezik që po provohet çdo dite me milionat e eurove, që shteti humbet çdo dite neper arbitrazhe.
[⛔️] Ne aferen e shembjes se Teatrit Kombetar, per te cilin ka vendim te Gjykates Kushtetuese, ku ai miratoi ligj te personalizuar per nje kompani, ne shkelje te hapur te interesit publik dhe duke e prishur ne kulmin e pandemise dhe te gjendjes se jashtezakonshme duke rrezikuar ne menyre kriminale shendetin e njerezve.
[⛔️] Ne Aferen e Portit te Durresit ku u shkel cdo ligj, ku u shkel marreveshja e stabilizim asocimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehen qarte dhe nderprene edhe kredite.
[⛔️] Ne aferen e Bordit te cmimeve teushqimeve dhe naftes ku bashke me oligarket kliente te tij te ulur ne tavolinen e Bordit grabiten qindra milion euro qyetareve e te cilin Gjykata Kushtetuese e rrezoi.
[⛔️] Ne kercenimin e oficerit te policise Emiljano Nuhu per denoncimet e tij ndaj Taulant Balles e qe e detyruan te largohej nga Shqiperia e te merrej ne mbrojtje nga nje shtet i huaj.
[⛔️] Ne veprimet e tij gjate pandemise kur deklaroi se maskat dhe testet jane te panevojshme, nderkoheqe OBSH kerkonte ” testim, testim testim”, si dhe mos dhenien per muaj me radhe te asnje rimbrsimi per ilacet per qindra mijra shqiptare qe vuanin covidin ne shtepi.
[⛔️] Ne koncesionin e sterilizimit ku ai me ndergjegjegje vazhdoi te mashtronte me ndergjegje opinionin publik jo vetem perpara por edhe me pas kur SPAK kishte filluar arrestimet per kete afere.
[⛔️] Ne dosjen 184 te zgjedhjeve ne Diber ku vete Rama me zerin e tij vertetohet si pjese aktive e krimit zgjedhor.
[⛔️] Ne Ligjin per dividentin te bere per interesat e klienteve te tij, duke i dhene fuqi prapavepruese dhe shkelur Kushtetuten per faqe te zeze.
[⛔️] Ne deklaratat qe policia e shtetit te hiqte uniformat dhe te bente vota per partine e Rames.
FAJE TË PROVUARA TË VELIAJT
[➖️] [➖️] [➖️] [➖️] [➖️] [➖️] [➖️] [➖️] [➖️] [➖️] [➖️] [➖️]
[⛔️] Erion Veliaj, ka qenë pjesë themelore e realizimit të vjedhjes së shekullit përmes inceneratorit të Tiranës; ka qenë pjesë e konceptimit të këtij projekti.
[⛔️] Erion Veliaj është pronari faktik i Inceneratorit te Tiranës, e konfirmuar kjo nga deklarimet publike te ish Zv.Kryeministrit Ahmetaj.
[⛔️] Erion Veliaj është koka e aferës 5D qe ka vepruar si grup i strukturuar kriminal per rrèmbimin e dhjetra milione euro te tenderave te Bashkise se Tiranes.
[⛔️] Erion Veliaj, ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës.
[⛔️] Erion Veliaj ka futur ne borxh per 30 vjet qytetaret e Tiranes per nje vjedhje 500 milion euro.
[⛔️] Erion Veliaj ka lejuar zaptimin e 15 ha toke jashte teritorit te Lejes se Ndërtimit te Projektit te firmosur nga Edi Rama.
[⛔️] Erion Veliaj ka firmosur me dorën e tij dokumente të paligjshme dhe po kryen edhe aktualisht me fondet publike, pagesa të paligjshme për shërbime publike të pakryera.
[⛔️] Erion Veliaj, ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës.
[⛔️] Eion Veliaj ka refuzuar kerkesen zyrtare te Partise se Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, që të ndërpritet menjehere financimi i inceneratorit, qe nuk ekziston si dhe te ndalet kjo vjedhje flagrante e taksave të qytetarëve permes projektit super korruptiv të inceneratorit të Tiranës.
[⛔️] Erion Veliaj ka firmosur propozimin per aferen totalisht te paligjshme te Banesave Sociale duke shkembyer siperfaqet e apartamenteve te ndertuara me para’, duke dhunuar interesat e qytetareve në nevojē.
PËRFUNDIM:
SPAK – S’vepron Pa Aprovimin e Kryeministrit, këtë kuptuan te gjithe mbreme nga Dumani ne 3D që nuk arreston koken e 5D.
SPAK – S’vepron Pa Aprovimin e Kryeministrit, ndaj ai eshte kthyer ne tubin e vetem te oksigjenit te megakorrupsionit te Rames dhe narkoqeverise se kriminalizuar te tij!
SPAK – S’vepron Pa Aprovimin e Kryeministrit, ndaj nuk arreston Ramën kur bëmat e tij njihen tashme nga gjithe bota, mediat boterore dhe institucionet nderkombetare!
SPAK – S’vepron Pa Aprovimin e Kryeministrit, ndaj eshte kthyer ne Narkodrejtesi, që i jep alibi Rames, kokes se Narkoqeverise!
SPAK – S’vepron Pa Aprovimin e Kryeministrit, ndaj Shqiperia eshte kthyer ne Narkoshtet!

Share it :