Vasili: Rama qenka i “rrethuar” nga armiq, kur armiku me i madh eshte ai vete!
Nga Petrit Vasili
Rama i thote CNN amerikan se qenka rrethuar nga armiq:
“Ne jemi në një luftë hibride. Shqipëria është nën sulm nga armiq që i njohim shumë mirë. Është nën sulm nga konkurrenca shumë e fortë në pjesën tonë të Mesdheut”.
Po cilet jane keta armiq, a kane emer?
Si po na sulmojne dhe ku po na sulmokan?
Pse nuk ju mbyllim ambasadat ketyre armiqve?
Pse nuk i demaskojme keta armiq ne OKB dhe ne BE?
Po pazare me keta armiqte pse vazhdon e ben armiku ne krye te vendit?
Po pse konkurenca qenka lufte armiqsh, ndersa dihet, qe eshte zemra e tregut te lire?
Shqiperia nuk ka asnje arsye qe te kete armiq se armikun e ka ne krye te vendit.
Shqiperise nuk ka nevoje qe armiqte tja rrembejne tokat dhe kufijte sepse jua fal vete armiku qe eshte ne krye te vendit.
Shqiperine armiqte nuk kane nevoje ta sulmojne ekonomikisht sepse e plaçkit dhe e varferon armiku ne krye te vendit duke pastruar parate e pista ngado, qe i vijne.
Shqiperise armiqte nuk arsye tja largojne qytetaret e saj se ja përze me qindra mijra armiku ne krye te vendit.
Shqiperine armiqte nuk kane arsye ta largojne nga Europa sepse e largon vete armiku ne krye te vendit me investitoret qe fut dhe qe asnje here nuk jane europiane, por nga cep tjeter i globit.
Shqiperine armiqte nuk kane nevoje ta demtojne me dezinformim se genjen e mashtron 24 ore ne dite armiku ne krye te vendit.
Shqiperine armiqte nuk kane nevoje ta luftojne e konkurojne ne turizem se armiku ne krye te vendit e mbush vendin me beton tej e ndane, asgjeson natyren dhe trashegimine kulturore, shkaterron infrastrukturen me rruge, qe shemben, ja fal plazhet horrave dhe krimineleve.
Shkurt e thjesht s’kemi asnje arsye te kemi armiq se me te madhin armik ekemi brenda!!!!




