Vasili publikon dokumentin/ Mashtrimi i SPAK me akuzen e lobimit ndaj Metes, nje krim monstruoz shteteror me regji, qe nuk falet kurre!

Vasili publikon dokumentin/ Mashtrimi i SPAK me akuzen e lobimit ndaj Metes, nje krim monstruoz shteteror me regji, qe nuk falet kurre!

Nga Petrit Vasili

Renia e akuzes kryesore ndaj Ilir Metes, asaj te lobimit, eshte realisht edhe demaskimi publik i nje krimi shteteror te qellimshem, te miremenduar, te planifikuar dhe te ekzekutuar ne menyren me monstruoze nga SPAK me urdherin politik te Edi Rames.

🟥Cfare thone faktet?

Faktet jane qe te gjitha njeri me i qarte se tjetri.

▪️Eshte fakt se nuk ekziston asnje dokument a prove e vetme se ishin paguar 1 milione dollare nga Meta per nje foto me Trump.

▪️Eshte fakt se nuk ishte bere kurre dhe nuk ekziston asnje foto me Trump.

▪️Eshte fakt se Autoritetet Gjyqësore Amerikane, që në përgjigjen e tyre zyrtare, me e-mail e datës 15 nëntor 2024, kanë informuar se pagesat për shërbimet e kontratës së lidhur midis Dorelita Limitet dhe Mckeon Group, janë paguar nga një tjetër kompani, Taliadoros, dhe nuk është vërtetuar ndonjë lidhje midis pagesave të kryera nga kjo kompani dhe LSI dhe Ilir Metës si Kryetar i saj.

▪️Eshte fakt i provuar se LSI kishte paguar ne menyre te ligjshme vetëm 15 mijë dollarë për kompaninë McKeon Group, pagese e deklaruar dhe e audituar.

🟥Perse ky eshte krim monstruoz shteteror?

▪️Eshte krim shteteror sepse perballe fakteve asgjesuese SPAK nuk do duhej kurre qe te vazhdonte asnje hap me tej, por perkundrazi ka mbajtur dhe mban ne dhunim te cdo ligji prej 19 muaj ne izolim me burg Ilir Meten.

▪️Eshte krim shteteror sepse SPAK e pa shume qarte se deklarimi i Ilir Metes perpara SPAK i Metes 3 vite më parë, kur u pyet për këtë çështje, u provua me fakte se ishte nje deklarim 100% i vertete.
Bile ishte vete Meta ai i cili i ka denoncuar faktin se personi greko-amerikan kishte nënshkruar një marrëveshje fillestare, nuk ka qenë kurrë i autorizuar as nga Z. Meta dhe as nga LSI.

▪️Eshte krim shteteror sepse SPAK pa pritur pergjigjen e leter-porosise nga SHBA, qe e kishte kerkuar po vete, megjithate ekzekutoi rrembimin dhe arrestimin e Ilir Metes ne 21 tetor 2024, pikerisht tre jave me pare se te vinte pergjigja e leter porosise, qe arriti ne 15 nentor 2024

▪️Eshte krim shteteror sepse SPAK i fshehu avokateve te Metes per gjashte muaj pergjigjen e Leter porosise se ardhur nga SHBA, e cila asgjesonte akuzen e lobimit.

▪️Eshte krim shteteror sepse SPAK ka vazhduar te insistoje, ne zbatim te skenarit politik, per mbajtjen ne burg te Metes ne te gjitha shkallet e gjykimit te mases se sigurise, ndonese akuza kryesore ajo e lobimit kishte rene.

🟥A duhet te hetohen e denohen prokuroret, qe zbatuan kete krim shteteror me regji?

Hetimi dhe denimi i prokuroreve qe zbatuan kete krim eshte i pashmangshem dhe absolutisht i paevitueshem.

SPAK eshte institucioni, qe ne te njejtin moment qe shpik me regji politike dosje mashtruese kunder Ilir Metes, nderkohe qe nuk leviz gishtin perpara aferes McGonigal, inceneratoreve, portit te Durresit, Echoparkut,Bechetit e plot te tjerave, qe kane firmen e Edi Rames.

SPAK qe kerkon te gjeje qimen imagjinare tek Ilir Meta, traun e korrupsionit dhe te inkriminimit tek Edi Rama me qellim ben sikur nuk e sheh.

Prokuroret e SPAK nuk jane aspak budallenj, por ata veprojne qellimisht si kamikaxe sipas urdherave politike, qe Rama jep ne Asamblete e Partise Socialiste.

Dosja mashtruese kriminale ndaj Ilir Metes eshte faqja me zeze dhe me diskredituese e Drejtesise me regji, qe ka shkaterruar drejtesine shqiptare.

Koha per te ndeshkuar krime te tilla monstruoze shteterore nuk kalon kurre dhe ato pa asnje diskutim do te ndeshkohen.

📌 Ndeshkimi i autoreve eshte vija ndarese mes drejtesise mafioze me regji dhe drejtesise, qe kerkon shteti ligjor ne nje vend demokratik, ndaj kjo eshte nje çeshtje qe nuk mund te falet dhe amnistohet kurre.

Share it :