Vasili: Largimi i Rames i pari objektiv dhe e vetmja rruge ku seicili gjen veten!

Vasili: Largimi i Rames i pari objektiv dhe e vetmja rruge ku seicili gjen veten!

Nga Petrit Vasili

Protesta qe ka shperthyer ane e mbane vendit dhe neper bote eshte shumatorja shume e forte e pasojave te nje qeverisje te kalbur, qe ben cdo turp vetem e vetem qe te mbahet ne kembe.

Masiviteti i protestes ka vetem nje shpjegim, faktin qe askush nuk ndihet mire nen kete qeverisje te krimbur, qe i krijon probleme cdo shtrese e grupimi shoqeror, ne te kundert do te ishte shume me e kufizuar, jo rezistente dhe pa nerv.

Konkluzioni eshte shume i qarte, pa larguar Ramen askush nuk mund te marre fryme, as qytetari i thjeshte, as bisnesmeni i vogel dhe i mesem, as edhe qytetari i shtreses se mesme qe kerkon siguri dhe nivel jetese me te mire.

Ne kete kryqezim rrugesh, pra qendron si gur i madh, qe bllokon te gjitha rruget, Rama dhe largimi i tij eshte objektivi i pare dhe i padevijueshem.

Rama ka ne grushtin e tij Parlamentin, Qeverine, Presidentin, Gjykatat,Prokurorite, Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Institucionet gjoja te pavarura, Mediat pra te gjithe shtetin

Largimi i Rames se pari dhe mbi te gjitha godet plaçkitjes se votes dhe i hap rrugen zgjedhjeve te lira, te cilat nuk mund te jene kurren e kurres te lira dhe te ndershme me Ramen kryeminister.

Asnje subjekt i ri politik, qe mund te formohet nuk mund te konfirmohet asnje here si faktor politik pa u votuar dhe qenia e Rames kryeminister e ben kete konfirmim elektoral absolutisht te pamundur per shkak te grabitjes industriale te votes nga Rama dhe qeveria, me shitblerjen e votes me parate e qeverise, te krimit dhe korrupsionit si dhe me patronazhistet, qe manipulojne e vjedhin votat ne diten e votimit dhe ne numerimin e votave.

Askush nuk mund te parashikoje dot me saktesi skenaret e ardhshem politike te zhvillimit te vendit.

Ajo qe eshte dhe mbetet objektivi kryesor dhe i patjetersueshem sot eshte krijimi i te gjitha premisave demokratike qe populli te jete ai dhe vetem ai qe te vendose me vote te lire dhe pa presion e friksime.

Vota e popullit do te vendose pra kush do rrije dhe kush do ike, kush e ka mbyllur misionin e tij ne politike dhe kush duhet ta marre ne dore politiken, jashte kesaj rruge nuk ka asnje mundesi tjeter legale dhe kushtetuese qe garanton ndryshimin e shumepritur dhe te ligjshem.

Çdo ide e program i ri politik kalon nga rruga e demokracise, rruge qe aktualisht eshte mbyllur dhunshem nga narkoqeveria e Rames, qe rri si gur ne mes te rruges.

Ndaj largimi i Rames eshte objektivi perballe te cilit te gjithe te tjeret jane relativë, sepse prania e te parit i perjashton te gjithe te tjerat.

Te formulosh dhjetra objektiva pa larguar Ramen do te thote ti besh sherbim nje romantizmi politik te destinuar te deshtoje.

Ndaj te gjithe ne shesh per te larguar Ramen dhe per te çliruar voten nga kriminelet elektorale rilindas, ne kete menyre te gjithe do te vendosen ne nje gare si te barabarte dhe pastaj eshte sovrani popull vetem ai qe i jep vendin qe i takon gjithseicilit

Share it :