Vasili: BE flet per reforma imagjinare ne Shqiperi, ndersa narkoshteti marshon dhe puthet me Kos!

Vasili: BE flet per reforma imagjinare ne Shqiperi, ndersa narkoshteti marshon dhe puthet me Kos!

Nga Petrit Vasili

Kapja e shtetit, Korrupsioni, pastrimi i parave dhe narkokriminaliteti, “reformat e sukseshme” te Rames!

Degjojme pa fund nga lloj lloj funksionaresh te te BE qe inkurajojne Shqiperine te eci ne rrugen e reformave.

Po per cilat reforma konkretisht flet kjo BE?

Cila ajo ndonje reforma, qe ka sjelle ndryshim?

A eshte vendi me pak i korruptuar?

A po mbrohen hapur nga Rama ministrat dhe zyrtaret e super korruptuar te akuzuar per miliarda euro te grabitura?

A pastrohen me pak para ndersa kullat dhe resortet vazhdojne pa u ndalur?

A eshte shteti me pak i kapur?

Perse drejtesia funksionon me regjine e Rames ne nenyre skandaloze?

A jane zgjedhjet me te kriminalizuara dhe me te vjedhura se kurre?

A eshte patronazhimi nje epidemi ne te gjithe administraten e shtetit?

A eshte AKSH nje histori kriminale ku shteti funksionon me duart dhe urdhetin e krimit?

A eshte nje histori gjigande korrupsioni ku te gjitha rruget dhe tunelet u shemben dhe u demtuan pa nisur mire?

A eshte fakt trondites qe kompanite e huaja nuk fitojne dot tendera ne Shqiperi sepse kompanite e narkokrimineleve kliente te qeverise rrembejne te gjithe tenderat?

A eshte shokuese qe policia vepron si organizate naziskine ndaj opozites?

A nuk te le pa goje fakti se Parlamenti eshte asgjesuar nga qevetia ne funksionin e tij kontrollues?

Keto pyetje jane prova kokeforte se zero reforma ka ne Shqiperi.

Ka zero mundesi qe kjo shumice narkorilindase te ndryshoje sepse eshte e inkrimunuar dhe mbahet ne kembe fale narkokrimit.

Ka zero shans dhe eshte qesharake te mendosh qe hajdutet ne qeveri te jene po ata luftojne veten dhe vjedhjet e tyre.

Ndaj kjo rutine e raporteve dhe IBAR-ve eshte thjesht zgjatje e agonise burokratike, ndersa narkoshteti marshon dhe arrin edhe te puthet me drejtues te BE si Kos.

Share it :