Manchester United kishte arritur marrëveshje me Benfikën për transferimin e Nicolas Gaitanit gjatë afatit veror, mirëpo Louis van Gaal zgjodhi të mos e transferonte. Sipas “A Bola”, dy klubet kishin caktuar shifrën e shitjes prej 29 milionë euro, mirëpo menaxheri ndërroi mendje. Djajtë e Kuq transferuan Bastian Schweinsteiger dhe Morgan Schneiderlin për mesfushë, si edhe sulmuesit Memphis Depay e Anthony Martial. Gaitan vazhdon të jetë ndër lojtarët e kërkuar dhe vështirë se do të mund ta mbajë klubi portugez kur të hapen afatet tjera kalimtare.





