Valvula e re, një zgjidhje për të sëmurët me zemër

Surface_anatomy_of_the_heart

Një dizajn unik, i plotë, valvula “Freestyle” ofron opsione të shumta implantimi për të trajtuar valvulën dhe patologjitë e ndryshme të saj. Po ashtu edhe ndërhyrjet në rrënjën e aortës bëhen me anë të kësaj valvule pa pasur nevojë për ndonjë protezë artificiale. E ngjashme me një valvul natyrale, valvula mundëson:

Qarkullim më të mirë të gjakut

Këto valvula kanë provuar se mund të kryejnë në mënyrë të ngjashme funksionin e valvulave natyrale të aortës. Mungesa e një stenti dhe unazës krijon më shumë hapësirë për gjakun që të qarkullojë përmes valvulës “Freestyle”. Një valvul “Freestyle” me diametër 19 mm ka një efektivitet me një hemodinamikë sa një valvul biologjike me unazë të një madhësie prej 21 mm. Pra, kjo është ajo që e përmirëson dukshëm qarkullimin transvalvular të gjakut tek kjo valvul.

Lehtësi në implantimin e valvulës

Valvula “Freestyle” është projektuar për të ofruar lehtësi nga ana kirurgjikale në implantimin dhe fleksibilitetin për të përmbushur indikacionet e ndryshme klinike të pacientit. Rezultatet e jetëgjatësisë së protezës (valvulës) Freestyle, tregojnë se ka një jetëgjatësi më të avancuar se valvulat me unazë.

Kjo valvul e lejon mjekun ta lëvizë dhe ta përpunojë si të ishte një valvul natyrale dhe kjo për faktin se valvula “Freestyle” nuk ka një formë të caktuar. Dallimi nga protezat (valvulat) me unazë është se tek valvula pa unazë, hapësira dalëse e gjakut nga ventrikuli i majtë është më e madhe se sa te valvulat me unazë. Sipas studimeve që janë bërë, fluksi ose qarkullimi fiziologjik i gjakut kryhet më mirë se te valvulat me unazë, të cilat falë unazës dhe strukturave që përdoren për implantimin e saj nuk i kanë këto avantazhe.

Antikoagulimi

Pacientët me protezën “Freestyle” nuk kanë nevojë për marrjen e holluesve të gjakut të familjes Kumarine (Marcumar, Sintron) që nga dita e parë e implantimit. Këta pacientë do të trajtohen njësoj, sikurse pacientët që bëjnë Bypass, pra vetëm me ASS 100 mg. Ka shumë modele të valvulave “Freestyle”: Prima-Valvule, Edwards Life Science; Freestyle, Fa. Medtronic, Meerbusch; Toronto-Stentless, Fa. St. Jude Medical. Së fundmi është edhe gjenerata e tretë, të përpunuara nga perikardi i lopës: Sorin – Pericarbon-Freedom, Sorin Biomedica, Milano; dhe 3F Valvule Aortale nga perikardi i kalit Fa. Medtronic Meerbusch.

Teknika e implantimit
Valvula “Freestyle” është një ind i marrë nga rrënja e aortës së derrit, e cila fiksohet në Glutaraldehyd në një “presion Zero”, ku edhe bëhet përpunimi i fletëzave të valvulës me një solucion antikalçifikues Alfa-Aminoeleic Acid. Ky lloj përpunimi e ngadalëson procesin e kalçifikimit të valvulës.
Ka shumë mënyra për të implantuar një valvulë të tillë gjithmonë në varësi të situatës apo gjendjes së strukturave anatomike ku bëhet implantimi.

Më të shpeshtat janë teknika Subkoronare komplet apo e modifikuar, zëvendësimi komplet i rrënjës së aortës, disekacion i shkurtër i aortës ashendente, aneurizma e aortës ashendente etj.
Një përparësi tjetër e protezës (valvulës) “Freestyle” ndaj protezave me unazë është fakti se tek pacientët me një protezë (valvule) “Freestyle”, i cili do të ketë nevojë për një ndërhyrje pas kalçifikimit të saj (15 vjet), ekziston mundësia e një implantimi të një valvule tjetër me anë të kateterit, valvulë-në-valvulë (Transfemoral ose Transapikal) është një metodë që ka marrë një shpërndarje të madhe në vendet e zhvilluara.

Në Spitalin Amerikan, për herë të parë ekipi i kardiokirurgjisë ka bërë implantimin me sukses të një valvule “Freestyle” tek një pacient 70-vjeçar. Tashmë kjo metodë, zëvendësimi i valvulës aortale me protezat “Freestyle”, është një nga metodat më të aplikuara në pacientët me këtë problem. Dr. Besnik Kojçiçi

 

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.