Liria e mediave është vendimtare për të garantuar Transparencën dhe Llogaridhënien.
Kreu i PL Ilir Meta ka publikuar shkrimin e gazetarit Lutfi Dervishi i cili pohon se siguria e vendit nuk cenohet nga gazetarët.
“Frikësimi i mediave dhe gazetarëve synon të mbrojë nga pandëshkueshmëria përgjegjësit e vërtetë të cënimit të sigurisë kombëtare.
Korrupsioni galopant dhe kapja e shtetit kanë dëmtuar rëndë edhe sigurinë kombëtare.
Akti i fundit i Prokurorisë nën diktatin e Kryeministrit fajtor veçse do të kontriubojë në përkeqësimin e pozitës të Shqipërisë lidhur me lirinë e medias.”, tha Meta.




