Universiteti i Tiranës, u bën thirrje të gjithë studentëve që të kryejnë vaksinimin e plotë “Covid-19” për të garantuar një vit akademik normal.
Universiteti i Tiranës nëpërmjet një njoftimi u ka bërë apel të gjithë studentëve që të vaksinohen për të shmangur së pari pasojat në shëndetin e tyre por dhe për t’u kthyer të sigurt në auditor.
“Të gjithë ne së bashku, përjetuam një vit të vështirë, kur nuk mundëm ta zhvillonim mësimin në auditorë për shkak të rrezikut nga ky virus. Personeli akademik dhe ai administrativë tashmë janë vaksinuar dhe këtë duhet të bëni edhe ju, në mënyrë që me sezonin e ri ti rikthehemi normalitetit në universitete.”
Sipas njoftimit të rektoratit të universitetit të Tiranës, Covid-19 dikton ende një situatë emergjence në nivel kombëtar, ndaj ata bëjnë thirrje që të rinjtë të tregojnë përgjegjësi dhe përgjegjshmëri qytetare, për t`iu përgjigjur masivisht këtij apeli. Ende në vendin tonë nuk ka asnjë vendim nga autoritetet shëndetësore nëse certifikata e vaksinimit do të jetë kusht për mësuesit, pedagogët apo studentët, si dhe për punonjësit e administratës publike sikundër është vendosur në shumë vende të tjera.




