Manchester Unitedi ka filluar përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala. Argjentinasi është bërë njeriu kryesor në fazën ofensive të Bianconerëve këtë sezon, qëkur u transferua nga Palermo gjatë verës. Real Madridi, Barcelona, Arsenali dhe Chelsea, janë disa prej klubeve që duan shërbimet e tij, ndërsa tashnë janë përfshirë edhe Djajtë e Kuq. Sipas gazetarit të Calciomercato, Fabrizio Romano, Unitedi tashmë i ka filluar bisedimet me Juven për blerjen e lojtarit. Raportohet se Zonja e Vjetër nuk dëshiron të dëgjojë për oferta më të vogla se 100 milionë euro, sepse ideja është që Dybala të luajë sa më gjatë te bardhezinjtë.




