Ujë blu” te Rruga e Durrësit, Policia përdor kimikatin identifikues ndaj protestuesve
Situata në “Rrugën e Durrësit” vazhdon të mbetet e tensionuar, ku po regjistrohen përleshje të vazhdueshme mes efektivëve të policisë dhe protestuesve.
Në këtë zonë, ku protestuesit po kundërpërgjigjen duke qëlluar me gurë, forcat e rendit kanë ndërmarrë një hap të ri duke u kundërpërgjigjur me hedhjen e ujit blu.
Ky mjet i përdorur nga policia përmban një kimikat të veçantë që i jep ngjyrën blu, i cili shërben për të lënë gjurmë dhe për t’i bërë protestuesit më të lehtë për t’u identifikuar në një moment të dytë.




