U harxhuan 2,7 milionë euro për bibliotekat online që nuk funksionojnë

Bibliotekat on-line ishte një nga premtimet e paktit të Universitetit, për të cilën u shpenzuan 700 mijë euro nga rrjeti akademik Shqiptar.

Qëllimi i kësaj biblioteke ishte që studentët të mos fotokopjonin më leksionet por literatura e mësimit të sigurohej on-line. Po ashtu 2 milion euro u shpenzuan për sistemin informatik, por vetëm 0.6% e bibliotekës dixhitale po shfrytëzohet.

Siç e shikoni edhe nga lista, kjo librari përmban më së shumti artikuj shkencorë që u shërbejnë pedagogëve dhe jo studentëve.

Pavarësisht këtyre investimve si pjesë e paktit të universitetit, vetë institucionet e arsimit të lartë vijojnë të hedhin miliona lekë për bibliotekat on-line që si përdor askush.

Në vitin 2020 universirsiteti i Vlorës hapi një tender me vlerë prej 24 milionë lekë me object ‘Krijimi i Datacenter dhe Ndërtimi i Sistemit të Integruar për menaxhimin e bibliotekës dixhitale” që ka të njëjtin qëllim me “Paktin e Universitetin” për bibliotekat online. Pasi KLSh i tërhoqi veshin këtë vit, universiteti i Vlorës premtoi se do të tërhiqej nga ky prokurim që kishte afat deri në fund të vitit 2023.

‘Universitet në kuptimin e vërtetë të fjalës ne nuk kemi. pra me infrastrukturë, bibliotekë..ku vajtën lekët e bibliotekës digjitale? po milionat që u hodhën për tableta nëpër shkolla’ u shpreh Ndriçim Mehmeti, ekspert arsimi.

Gjatë verës së nxehtë të vitit 2023, për të shmangur shkrirjen, senati akademik i Universitetit të Korccës kërkoi bashkimin me Universitetin e Tiranës.

Kjo kërkesë jo vetëm që nuk u pranua nga politika, por vetëm pak muaj më parë Ministria e Arsimit njoftoi se do të niste puna për ndërtimin e “Kompleksit të Dijes” në Korçë. Me një fond limit prej 474 milionë lekë apo rreth 4.5 milionë euro, është e paqartë se kujt do ti shërbejë kjo godinë e re, kur studentët po reduktohet në mënyrë drastike.

Në vitin 2018, Universiteti i Sporteve realizoi një tender me vlerë rreth 14 mln lekë. Mirëpo një kontroll I zhvilluar nga KLSh ka zbuluar se edhe 5 vite më pas, këto pajisje nuk janë përdorur asnjëherë. Pra ndonëse janë blerë në vitin 2018, deri në fund të vitit 2023 gjenden ende të paketuara në magazinën e këti universiteti 40 copë biçikleta për ture dhe 50 sete zhytjeje./Top Channel

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.