Tryeza e opozitës me biznesin e huaj Basha: paketa fiskale 2014 fshin Shqipërinë nga harta e investimeve të huaja

Florenc Drizari

basha biznesKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi dje në një tryezë diskutimesh përfaqësues të biznesit të huaj në Shqipëri. Prej tre ditësh opozita shqiptare po zhvillon takime konsultative me biznesin lidhur me “Projektbuxhetin e Shtetit për vitin 2014” si dhe paketën fiskale të qeverisë. Sipas përfaqësuesve të Partisë Demokratike, ndikimi i paketës fiskale dhe projektbuxhetit, pritet të ketë efekte negative në ekonominë e vendit dhe jetën e shqiptarëve. Duke iu referuar shifrave të paraqitura nga Banka e Shqipërisë, kreu i PDsë, Lulzim Basha, tha se në këtë moment investimet e huaja direkte janë 1 miliardë e 830 milionë euro; në 2008, 2 miliardë e 61 milionë euro; në 2009 2 miliardë 261 milionë euro, në 2010 2 miliardë e 667 milionë euro; në 2011 3 miliardë e 36 milionë euro. Po sipas Bankës së Shqipërisë tha Basha, kjo periudhë kohore tregon rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri, pas prezantimit të taksës së sheshtë dhe veçanërisht taksës së tatimit mbi fitimin në nivelin 10 për qind. Efektet e kësaj pakete sipas tij patën një ndikim pozitiv në numrin e të punësuarve në Shqipëri, për një total prej afro 57 mijë të punësuar. Duke prezantuar qëndrimet e opozitës shqiptare lidhur me propozimet e paketës financiare të qeverisë, e cila është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe pas disa ditësh pritet të votohet në tërësi, z. Basha tha se shqetësuese mbetet rreziku i largimit të investitorëve të huaj nga vendi. Lulzim Basha “Kemi dëgjuar investitorët, janë shprehur të trembur, janë shprehur se kjo paketë do i largojë investitorët e huaj, që heqja e incentivave për investimet, si për shembull në sektorin e hidro-karbureve, është sinjali më i keq i mundshëm që Shqipëria jep në tregjet ndërkombëtare për vitin 2014, që rritja e akcizës së naftës do rrisë të gjitha çmimet, pa asnjë përjashtim, duke e bërë Shqipërinë akoma më pak tërheqëse për investimet e huaja por edhe më të pajetueshme për qytetarët shqiptarë dhe do krijojë si tërësi kjo paketë fiskale paqëndrueshmëri tek çdo investitor i huaj prezent në Shqipëri dhe do trembë çdo investitor të huaj që po konsideron ardhjen në Shqipëri. Nuk është qëllimi ynë të vijmë e të fitojmë stok politik duke thënë: “sa mirë e kemi ne, sa keq e kanë ata! Ajo mbetet për t’u vlerësuar në momentin e duhur. Tani, përpjekja jonë duhet që të fokusohet tek ndalimi i masave fiskale dhe buxhetore që do të kishin një impakt shkatërrues për ekonominë” Duke folur para përfaqësuesve të biznesit të huaj, kryetari i Partisë Demokratike tha se përveç rekomandimit të opozitës për të dëgjuar grupet e interesit, qeveria duhet të ulë barrën fiskale për këta të fundit. Rekomandimi për qeverinë tha kreu i opozitës në raport me investimet e huaja, “është që të lehtësojmë më tej kuadrin fiskal, për të favorizuar edhe më shumë investimet e huaja të pranishme dhe për të dhënë sinjale më të fuqishme ndaj investitorëve të huaj që duan ta konsiderojnë Shqipërinë si mundësi investimi por ajo që shohim është krejt e kundërta. Në mënyrë arbitrare, pa paralajmëruar vetëm në një nga fushat që është tatimi mbi fitimin shohim një rritje prej 50%, efekt i së cilës do të jenë pa dyshim të rënda, pse jo shkatërrimtare për qindra, mijëra të punësuar në sektorët ku investimet e huaja janë të pranishme, për të mos thënë pastaj për zhdukjen përfundimtare të Shqipërisë nga harta e investimeve të huaja, pra nga harta e kapitalit të huaj”,- deklaroi kryetari i PD-së. Nga ana e tyre përfaqësues  të biznesit të huaj në Shqipëri, u shprehën kundër paketës fiskale të qeverisë, e cila prek drejtpërsëdrejti këta të fundit dhe të punusuarit shqiptar. Paketa fiskale, Genc Ruli: Cenohet rëndë imazhi i investuesve në Shqipëri “Politika fiskale që është prezantuar, nuk është as politika e pretenduar e lehtësimit masiv të shtresave në nevojë të taksapaguesve shqiptarë nga barra e madhe e taksave që kishin, por nuk është as edhe një politikë antikrizë, ose një përgjigje ndaj krizës”. Kështu e cilësoi deputeti i Partisë Demokratike paketën fiskale të qeverisë e cila prej disa ditës është futur  ë procedurat parlamentare. sipas z. Ruli, taksa e sheshtë dhe Partia Demokratike bëri shumë për të zhdukur informalitetin edhe pse akoma ka hapësira të informalitetit. “Të rrisësh taksat, është në radhë të parë komoditeti më i lehtë për qeverinë, por nga ana tjetër po u shterua rritja e mbledhjes së të ardhurave, konsumit, atëherë nuk do të mbledhësh asnjë gjë dhe sa të duash ti tatimfitim kur unë s’kam çfarë të të jap ty më, s’kam çfarë të jap, dhe pikë. Pra, ai që është imazhi i investuesve në Shqipëri, cenohet rëndë nga kjo politikë fiskale. Ajo është e mjegullt dhe në kundër sens me atë që po ndodh aktualisht në ekonominë e vendit tonë”, deklaroi  Genc Ruli gjatë diskutimeve në tryezën e mbledhur me përfaqësues të biznesit të huaj në Shqipëri. Ajo çfarë është më problematike, vijoi më tej z. Ruli, duke u nisur dhe nga mendimi si ekonomist, është se do të kemi një rënie të ekonomisë tonë. “Kemi arritur në atë limit që Shqipëria mund të mbajë si pozitive. Masat e qeverisë, do të ndikojnë aty ku konsumatori e ndjen më shumë se sa investitori, që ka të bëjë me një shkurtim drastik të vendeve të punës, madje do të ketë dhe një rënie e të ardhurave të konsumatorit, duke mos qenë në gjendje që të ruajnë edhe standardin e jetesës. Më shqetësuesja për mua si financiar është se po futemi në një rreth vicioz të borxhit publik. Ne, do të hyjmë në një spiral në të cilin premtimet që thuhen në relacionin e paketës fiskale nuk përmbushen”, – u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Genc Ruli. Tryeza e opozites me biznesin e huaj Basha: Paketa fiskale 2014 fshin Shqipërinë nga harta e investimeve të huaja Kreu i PD-së: Investitorët janë shprehur të trembur, janë shprehur se kjo paketë do i largojë “Së bashku me Dhomën Amerikane, me Shoqatën e Investitorëve Austriakë, dhe me Dhomën e Tregtisë së Tiranës, ku në unison, ne u shprehëm se jemi kundër aktit arbitrar të ndërmarrë nga qeveria shqiptare për implementimin e paketës së re fiskale e cila prek çdo qytetar shqiptar, por për më tepër, të gjithë investitorët e huaj të cilët kanë numrin më të madh të punësuarve. Kanë angazhime më të mëdha, për zhvillimin e vendit tonë dhe për më tepër është një antikap i madh, për të gjithë projektet dhe programet e tyre të së ardhmes si dhe për neve që na përfaqësojnë investitorët e huaj.

 

Share it :