Euglen Kujtim Benga me detyrë nën-oficer te Garda e Republikës dhe shoqërues i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, kërcënoi sot me armë zjarri banorët e Paskuqanit.
Qytetarët po protestonin kundër shembjes së shtëpive, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe dhe për rrjedhojë bllokuan rrugën, kur ndodhi incidenti.
Efektivi i Gardës ka tentuar të kalojë përmes turmës së protestuesve me automjetin e tij por ka hasur në rezistencën e banorëve.
Shoqëruesi i Lindita Nikollës, E.Benga. Në këtë moment ai ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka kërcënuar banorët që t’i hapin rrugën.
Sakaq, forcat e policisë të pranishme në vendin e ngjarjes nuk kanë ndërhyrë, por e kanë lejuar gardistin që të largohet nga vendi i ngjarjes.




