Tropoja e pret me këngë e valle, ambasadorja Kim ja shtron me raki në sofrën e burrave

Gjatë vizitës së saj në qytetin e Bajram Currit, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pasur mundësinë të ulet në “sofrën e burrave” dhe të provojë rakinë e Tropojës por edhe të shijojë performancën e Ansamblit Dardania.

Përmes një postimi në Instagram, kryediplomatja amerikane shkruan se njerëzit në veri janë vërtetë fisnikë ndërsa siguron se kjo nuk do të jetë vizita e saj e fundit në këtë qytet.

“Është e vërtetë ajo që thonë ata për veriun: malet janë madhështore, por njerëzit janë vërtetë fisnikë. Kam vizituar me studentët në #BajramCurr të cilët po marrin pjesë në “English Empowers All Tropojans”, organizuar nga Shoqata Alpin me ndihmën e @peacecorpsalbaniaVullnetarët PJ dhe Neda Jahangiri.

Piva raki me Catherine Boehn dhe miqtë e tjerë të cilët po promovojnë turizmin miqësor me mjedisin në vendet malore të Shqipërisë. E mbylla vizitën time me një performancë nga Ansambli Dardania, që kërceu me një pasion të paharrueshëm. Faleminderit qytetarëve të Bajram Currit për pritjen tuaj të ngrohtë në udhëtimin tim të parë, përfundimisht nuk do të jetë i fundit. Shihemi së shpejti!”, shkruan ambasadorja.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :