Tom Cruise ishte një prezantues suprizë në ceremoninë e filmit BAFTA mbrëmjen e së dielës kur shpalli fituesit për Filmin Më Të Mirë. Por nuk ishte prezenca e tij ajo që tërhoqi më shumë vemëndjen, pasi aktori është shfaqur me një fytyrë “të ngrirë” dhe të fryrë.
Fansat e tij në Twitter kanë komentuar në lidhje me pamjen e 53 vjeçarit duke e akuzuar atë për kirurgji plastike.
Ndërkohë që prezantuesi skoces Muriel Gray shkruante: “Tregjedi për Tom Cruise që e ka shkatërruar fytytrën e tij të adhurueshme që po vjetërohej në mënyrë të bukur.”




