Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, mori pjesë në takimin vjetor të ECRI (Komisioni Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës) pranë Këshillit të Europës, organizuar më 26-27 maj 2016 në Strasburg, Francë. Në këtë takim u diskutua mbi mënyrën e qasjes së Ombudsmanëve ndaj Parlamentit dhe Ekzekutivit për të rritur efektivitetin. Në fjalën e tij, z. Totozani tha se: “Ambienti ku operojne sot Ombudsmanet ne vendet ne tranzicion, evidentojne një situatë ku kultura aktuale demokratike dhe institucionet e administratës publike në funksionimin e tyre, janë në një disproporcion koherent dhe jo në njëjtin nivel me frymën demokratike të kuadrit ligjor të miratuar, gjë që bën që shumë zhvillime të nevojshme dhe institucione mbrojtëse të të drejtave të njeriut, të mos kuptohen dhe vlerësohen në rolin e tyre bazik për shoqërinë. Në këtë mjedis, kultura e brishtë demokratike, shpesh me nuanca të dëmshme autokratike, e ka të vështirë të pranojë dhe në fund të fundit të kuptojë, rolin dhe vendin që i takon Avokatit të Popullit”. Më tej z. Totozani permendi edhe disa nga veshtiresite e punes se perditshme me te cilat ndeshet Avokati i Popullit si në komunikimin institucional dhe aksesin në institucione, mosbashkëpunimin, moskthimin e përgjigjeve ndaj rekomandimeve, kërkesave për shpjegime, në ngushtimin e kompetencave, si dhe në pamjaftueshmërinë e Buxhetit për ushtrimin normal të veprimtarisë së tij”. Sipas z. Totozani, qëllimi kryesor i punës sonë mbetet rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përmes bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve të ndryshme në vend, veçanërisht këtu me Kuvendin. Si pjesë e sistemit të mbrojtjes së të drejtave, gjithsecili prej nesh mund dhe duhet të pozicionohet dhe të vlerësojë maksimalisht rolin e tjetrit në këtë proces jetik; individët mund dhe duhet të ndërgjegjësohen përditë e më shumë për të drejtat e tyre, dhe ky është një proces në të cilin ne po vazhdojmë të luftojmë për tejkalimin e vështirësive të shfaqura.




