Tjetër ndarje për Kardashianët

kardashian Familja Kardashian është në rrugë të përjetojë edhe një ndarje, të tretën këtë vit, dhe kësaj here është Kourtney, e cila po ndahet nga burri i saj, Scott. Pas përfundimit të martesës së Kris dhe Bruce Jenner, dhe fillimit të shkurorëzimit të Khloe Kardashian nga Lamar Odom, këtë vit, mediat shkruajnë se në radhë është martesa e Kourtney Kardashian dhe Scott Disick. Tabloidet shkruajnë se Scott, jo vetëm se është shpërngul nga shtëpia e tyre, por edhe se ishte parë në një hotel në Los Anxhelos, në shoqërinë e një femre tjetër. Por, e gjithë kjo ngjarje, mohohet nga Khloe. Burime të afërta me familjen Kardashian, thonë se dyshja janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, duke i quajtur spekulimet e tilla “qesharake”. Kourtney dhe Scott kanë dy fëmijë së bashku, djalin 4 vjeç Mason dhe vajzën 17-muajshe Penelope.

 

 

Lohan këngëtare

 Një producent i ka ofruar incizimin e një kënge aktores Lindsay Lohan. Sipas një lajmi të “RadarOnline”, labeli i njohur “SMH” i ka ofruar një marrëveshje shumë joshëse Lindsay-it sepse ata besojnë se ajo do të këtë sukses në muzikë dhe ky është rikthimi i saj që ajo po e kërkon. “Lindsay ka një talent të jashtëzakonshëm dhe këtë e ka provuar edhe gjatë një analize të “Capital/ Universal Music Group” që do të thotë se ne kemi burime për të ndihmuar Lindsay që të kthehet në skenë”, – tha Jonathan Hay, bashkëthemelues i “SMH Records” për “Radar”. Kompania ku punon Hay ka punuar edhe për këngëtarë të njohur, si: Rihanna, Michael Jackson, Whitney Houston dhe Wu-Tang Clan.

 

 

Nëna e Scarlett Johanson ia ndaloi asaj aktrimin

 Scarlett Johansson ka zbuluar se nëna e saj, Melanie, ishte kundër idesë që vajza e saj të bëhej aktore, për shkak se industria e filmit është shumë konkurruese. E nominuara për të fituar çmimin “Oscar” është një prej femrave që tërheq më së shumti interesim në skenën e filmit, si një prej bukurosheve më të mëdha dhe më seksi, por ajo ka pasur shumë telashe derisa depërtoi në treg. “Nëna ime kurrë nuk ka dashur që unë të jem pjesë e aktrimit. Ajo kishte frikë se do të mund të ishte shumë stresuese për mua”, – ka theksuar Johansson. Ajo shtoi se si fëmijë shkoi në çdo kurs të mundshëm dhe është e shumanshme dhe ka njohuri nga sfera të përgjithshme të jetës.

 

 

Margot flet për skenën intime me Leo-n

 Margot Robbie ka folur për skenën e seksit me Leonardo DiCaprio-n në filmin “The Wolf of Wall Street”, duke e quajtur “gjënë e fundit romantike”. 23- vjeçarja luan rolin e të dashurës së aktorit hollivudian në filmin e ri të Martin Scorsese-s, bazuar në ngjarjen e vërtetë të Jordan Beltfort. Margot i tha “New York Post” se skena intime me aktorin 39 -jeçar ishte shumë më e vështirë, për shkak të lidhjes së tyre në të kaluarën. Robbie dhe Leo kishin një lidhje të shkurtër dashurie.

 

 

Demi Lovato largohet nga “X Factor”

 Demi Lovato ka vendosur që të lë ulësen e saj në jurinë e “X Factor”-it amerikan, në mënyrë që të përqendrohet në karrierën e saj muzikore. Krijuesja e hitit “Heart Attack” ka qenë pjesë e “X Factor”-it amerikan për dy vjet, por tani duket se ajo ka vendosur të largohet. Lovato e ka konfirmuar zyrtarisht largimin, duke zbuluar se do të punojë në albumin e saj të dytë. “Unë kam filluar emisionin si këngëtare dhe më pas edhe si muzikante, e tani kështu edhe po largohem. Ka qenë e mrekullueshme, jam e ngazëllyer për vitin 2014. Do t’ia dedikoj jetën muzikës dhe do të bëj një turne e më pas edhe një album”, – ka deklaruar ajo.

 

 

Share it :