Tiranë/ Vritet me thikë 39-vjeçari në një lokal në Shkozë, për motive të dobëta

Një 39-vjeçar është vrarë me thikë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së premtes (19 shkurt), në një lokal në rrugën “Shemsie Haka” pranë Shkozetit në kryeqytet.

Sipas policisë,  pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ergest Zhupani,  29 vjeç, ka plagosur me thikë  shtetasin A. Liço, 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka gjetur vdekjen si pasoje e plagës së marrë .

Autor i dyshuar i ngjarjes  shtetasi Ergest Zhupani., 29 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe është larguar me këmbë duke perfituar dhe nga erresira. Disa orë pas krimit, policia ka arrestuar 29 vjeçarin.

Ndërkohë kanë filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Share it :