Policia e Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës kanë asgjësuar mijëra rrënjë kanabis sativa gjatë ditës së djeshme. Burime zyrtare nga policia thanë se, janë shkatërruar më shumë se 4900 rrënjë të bimës narkotike Kanabis por nuk kanë arritur të identifikojnë autorët kultivues. Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie gjithsej 4576 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa në disa fshatra të Vlorës, konkretisht: Treblovë, Vezhdanisht, Gjormë, Lapardha, Mazhar dhe Bishan-Poro-Dëllenjë. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të cilët ende nuk janë gjetur. Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit së Policisë Shkodër, janë gjetur 4 parcela me 329 bimë narkotike të llojit kanabis të cilët janë asgjësuar me anë të djegies. Nga njoftimi zyrtar policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër Ndërkohë në fshatin Vakumon të ish-komunës Shëngjergj të Tiranës policia ka asgjësuar 390 bimë të dyshuara kanabis. Për momentin nuk ka asnjë person të ndaluar në lidhje me këto aksione, por blutë e kryeqytetit thanë se janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve




