Tingulli i krijimit të njerëzimit!

 

njerezimiAjo që na çudit me njeriun e lashtë, por që ende lëngon brënda secilit prej nesh, është aftësia e jashtëzakonshme për të jetuar në simbiozë me kozmosin, duke i njohur plotësisht shqisat e tij e duke ditur t’i kontrollonte e t’i orientonte kah e në mes të pafundësisë. Rreth kësaj aftësie të jashtëzakonshme, njeriu i zakonshëm nuk di sesi të përfitojë më, i mësuar siç është për të derdhur në teknologji funksionet natyrale të shqisave të tij, duke harruar kësisoj rëndshëm përmasën e tij shpirtërore. Në origjinën e dijes e të kulturës së çdo etnie njerëzore, ka një element që vjen para elementëve alkimikë apo themelorë, uji, toka, ajri, zjarri, hapësira… është tingulli. Gjoni, në prologun e Ungjillit simbas atij vetë, thotë: “Në fillim ishte Ai që është “Fjala”. Ai ishte me Zotin; Ai ishte Zot.  Ai ishte në fillim me Zotin. Përmes tij Zoti ka krijuar gjithçka…” Zanafilla thotë: “Zoti tha…e u bë.” Në themel të filozofisë më të lashtë greke ishte marrëdhënia: mendim-fjalë-realitet. Por filozofia greke ka marrë nga ajo e Egjiptit. E në fakt zanafilla egjiptiane e Menfit thotë: “Ptah, i madhi, është zemra (truri) dhe gjuha (fjala) e Enneade-s së zotave, ai krijoi zotat, lindi në zemër dhe lindi në gjuhë diçka në formën e Atum.”. Tashti, Atum është krijuesi, por kuptohet se ai është i krijuar, falë zemrës (fronit të mendimit, simbas egjiptianëve) e falë zërit (gjuhës). Edhe Egjiptianët kanë marrë nga filozofia e Lindjes së Afërme, e kështu me radhë derisa arrijmë atje ku adresohet filozofia më e lashtë: India. Brahma është Gjithçkaja, është Zot, shpirt universal. Në themelin e zanafillës Indu, e kotë ta themi, është tingulli. Tingulli i heshtur i Spiritualitetit. Kushdo që ka njohje rreth doktrinave shpirtërore indiane, do të ketë dëgjuar për Mantra-n. Është një disiplinë meditative e cila nëpërmjet shqiptimit zëulët të rrokjeve të shenjta sanskrite, mundëson të dërguarët-për ta thënë me terma profane- në “rikumbim” të mëndjes e cila është armikja më e betuar e Atman, Unit, shpirtit individual që duhet të realizohet për t’u kthyer e bërë pjesë në Gjithçkanë.  Mëndja prihet ta largojë individin nga pafundësia, duke i dhënë iluzionin e të qënit i vetëmjaftueshëm e duke e shtyrë kah egoizmi. Vetëm duke arritur të asgjësosh e të kontrollosh mëndjen, Atman ngjitet në perceptimin më të lartë prej ku ndjehet përkatësia në Gjithçkanë që është Shpirt hyjnor… Ajo që njeriu ka harruar përgjatë udhëtimit të tij të pasigurtë historik, është pikërisht fakti i të qënit njeri, një zot i rrëzuar që ëndërron të vezullojë prej dritës hyjnore.

“Big Bang”-u

Mes miteve egjiptiane të krijimit, ka ngjallur shumë interes ai i “përpunuar” në Hermopoli. Qyteti quhet sot El-Ashmuneim, që në egjiptianshen e lashtë është Khmun, numri tetë, që i korrespondon hyjnisë së Ogdoad, egzistenca e të cilit i paraprin hyjnisë Ra. Në lashtësi, qyteti qe qendra e kultit Thot, zotit të urtësisë e mbrojtësit të skribëve, që është Hermes për Grekët.  Në epokën greko-romake Thot adhurohej si Hermet Trismegjisti, pra, tre herë i madhi, dhe atij i atribuohej i ashtuquajturi Trup Hermetik, pra një bashkësi shkrimesh me interpretim të errët dhe me karakter mistik. Miti hermopolit nuk shmanget shumë nga ai heliopolitan, dhe pse në ca veçanësi trazuese… Kumti i teorisë së Big Bang na duket më se i justifikuar, ndonëse nuk e pranojmë një liri të tillë për të arnuar në rrobat e hipotezave tona  një teori shkencore. Gjithsesi, nëse egjiptianët do të kishin dashur të na e hiqnin çdo dyshim mbi faktin se kishin përpunuar një teori shkencore-religjioze (kujtojmë se në ato kohëra të gjitha shkencat ishin të shenjta) të ngjashme me Bib Bang-un tonë miti do të thoshte pak a shumë kështu: “dhe forcat që ushtroheshin mbi lëndën hyjnore zanafillore u shkrinë mes tyre e i dhanë jetë një shpërthimi të papërshkrueshëm e me një fuqi të padëgjuar, prej të cilit shpirti krijues hyjnor u shburgos e i dha rrugë krijimit të të gjitha gjërave, të qiejve e të tokës”. Në Egjipt, ashtu siç po dëshmon edhe vetë arkeologjia me zbulimet e veta,  janë varrosur tradita mistiko-religjioze që tashmë është moralisht dhe shkencërisht e padrejtë të trajtohen si frut i një populli që simbas oligarkisë ortodokse arkeologjike, fill i sapodalë nga barbaria prehistorike, qe në gjendje t’i lartësonte zotit të qiellit madhështinë e Piramidave, mrekulli të njerëzimit të frymëzuar në mënyrë hyjnore.

 

Të dëbuar nga Edeni

Miliarda vite më parë, në një pikë të panjohur të hiçit zanafillor, shpërtheu procesi evolutiv që ka arritur deri në ditët tona. Por Toka fsheh prej ngahera shumë sekrete aq sa janë dhe galaktikat që vërtiten nëpër Univers.Shumë prej tyre sfidojnë mendjen njerëzore duke lëshuar sinjale nga prania e tyre e heshtur… Të tjera prehen të pashqetësuara në pafundësinë e padukshme që na rrethon dhe kushtëzojnë egzistencën tonë me forca të pakonceptueshme e të stërmëdha. Kur do të na mundësohet vetëdija për origjinën tonë? Qysh nga origjinat e tij të largëta, njeriu nuk u mjaftua me të jetuarët, por ndjeu nevojën që të kthehej për të bërë pjesë në projektin e pafundëm prej të cilit ishte i bindur se e kishin dëbuar. Po përse kaq siguri? Në të gjitha kulturat që kanë gjalluar në këtë planet, egziston ideja e një atdheu të largët, e një Parajse Tokësore në të cilën njeriu ishte gjithçka, e gjithçka lëvrinte në të. Nuk kishte nevojë të dëshironte asgjë, e prapë kërkonte më shumë, e guxoi t’i afrohej së vërtetës, dijes, frutit të ndaluar. Qe ai çasti kur Zoti ndëshkoi etjen për ambicje të njeriut dhe e dënoi atë me një jetë mundimesh dhe vuajtjesh, në një botë të egër e të panjohur. Ç’është njeriu? Çfarë fshihet në 95% të trurit të tij, funksionet e të cilit mbeten ende të fshehta? Prej ngahera njeriu është vënë në kërkim të diçkaje që e ka pasur shumë afër e që mandej e ka humbur. A mos ndoshta është kjo zbulesa e vërtetë e një shpirti hyjnor që rri fshehur brënda nesh? Në të gjitha mitet e lashtësisë nuk egziston ideja e shpërblimit; tema e përhershme është ndëshkimi. Nëse jemi njerëz, duhet të konsiderohet ende një ndëshkim? Simbas Krishterimit, jeta e vështirë është një mjet për të mbërritur plotninë në shndërrimin final, kur njeriu do shohë Zotin dhe do jetë sërish brënda Tij. Është bindja ime që njeriu është me të vërtetë mikrokozmos, ose të paktën ka qenë. Mitet s’janë gjë tjetër veçse realitete shkencore të treguara ndër shekuj për njerëzit e thjeshtë, nën petkun e rrëfimeve. Kjo që sapo përshkrova nuk është një çelës i mundshëm i rileximit të historisë, parë nëpërmjet syrit mitologjik, në përpjekjen për të hequr perden e Maya-ve që akoma na mbështjell e na dënon me egzistencën e të qënit të dëbuar nga Edeni, mnvr.org.

 

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news