“Thirrja jonë e fundit për qeverinë”, Reuters jehonë protestës në Tiranë
REUTERS: Revoltohen studentët shqiptarë, ngrihen në protestë si moshatarët e tyre në Francë
REUTERS
Studentët protestues hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt Ministrisë së Arsimit në Tiranë të martën, ndërsa policia reagoi duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji. Një demonstratë mbarëkombëtare për arsimin dhe çështjet sociale përshkallëzoi në dhunë.
Policia shoqëroi disa protestues.
Organizatorët studentorë thanë se protesta kishte të bënte me kushtet në universitete, kostot e arsimit të lartë, mbështetjen financiare dhe mundësitë e punësimit pas diplomimit.
Disa protestues të tjerë thanë se dëshironin të shprehnin pakënaqësinë e tyre ndaj pabarazisë dhe qeverisë.
“Shqipërisë i duhet një revolucion, një ndryshim, një përmbysje e plotë e sistemit, sepse nuk mund të vazhdohet më kështu”, tha protestuesja Luljeta Kola, duke shtuar se në vend ka padrejtësi të thellë sociale dhe një hendek të madh mes të pasurve dhe të varfërve.
Demonstrata zhvillohet në një kohë kur në Evropë po shënohet një valë më e gjerë aktivizmi studentor. Në Francë, nxënësit e shkollave të mesme kanë organizuar prej javësh protesta dhe bllokime të shkollave, duke kërkuar më shumë mësues dhe kushte më të mira. Ata argumentojnë se përkeqësimi i gjendjes së godinave shkollore dhe klasat e mbipopulluara po dëmtojnë arsimin.
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu, shkroi në Facebook: “Dhuna nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë zgjidhje. Hedhja e gurëve, sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit, si dhe shkatërrimi i pakuptimtë i pronës publike, nuk janë mënyra se si duhet të shprehen të rinjtë.”




