Thertorja 83″ !! KurbanRama apo KurbanBela ?!

“Thertorja 83” !! KurbanRama apo KurbanBela ?!

Nga Basir Collaku

KM ka frikë.
Ai ka dijeni se sekretet e tij me kosto të madhe janë në duar të tjera.
Ndaj u turr në mëngjes:
Kushtetuesja e paaftë të marrë vendim
Ata kanë bërë lajthititje..
Brutaliteti i rikthimit..
Mund të pezullojnë edhe presidentin..
Unë jam garant integrimit..
Ne do vazhdojmë betejën..Me kë?!!
Mos mendojë kush se na e hodhën..
Legjitimitetin e kthejmë ne..
Edi Rama bën njoftim paniku dhe lajmëron rezistencën e re, në falltoren e tij digjitale të sabaheve kaotike.
Duket se frika në rritje ndaj “arkivit informal Balluku” e ka hedhur Ramën në luftë të hapur ndaj SPAK. I kthyer në Noc Rrok, do i duhet brenda javës të marrë vendim me votim në Kuvend.
Mburrja 83
Kur demonstrin fuqi kartonash ndaj institucioneve dhe opozitës, Rama deliron se populli e pajisi me 83 mandate të cilat ai i shlrben stomakut të tij edhe kundër SPAK të krijuar në kuadër të Reformës së votuar nga 140 mandate të 20-21 korrikut 2016, përfshirë edhe votën e tij.
Këshilli Mandateve
Rama premton betejë?
Me kë?
Do kthejë Kuvendin në Gjykatë?
Do i heqë SPAK leje për të hetuar?
Do i japë zëvëndëses, edhe vetes, kohë për shpartallim provash e kanosje dëshmitarësh?
Premton Belinda zëvëndesës mbrojtje për ta dremitur ose siguruar, në këmbim të heshtjes?
Kërkon pazar?
Edhe me pahirin e tij kërjesa e Prokurorisë për imunitetin dhe arrestin e Ballukut do të votohet në Parlament deri në mesjavë.
Çdo votë kundër, ndryshe nga votimet pro në gjithë rastet e tjera do të jetë votë kundër Strukturës së Posaçme. Kundër drejtësisë. Do të jetë zyrtarizim i luftës me vëtë kundër hetimeve. Do të jetë mbrojte e krimit dhe korrupsionit. Ka frikë nga përgjimet ku është vetë. Nuk ka garanci se nuk dalin. Ndaj lajthit. Por a janë 83 deputetët e mazhorancës, disa prej të cilëve janë aksidente të padobishme, të damkosen në këtë bedelizëm vrasës?!
A do të binden ata kokëulur para kamerave?!
Ata me dosje edhe mund të guxojnë. Të tjerët kanë kohë të mendohen..!
A do të mbajë trimëria e Ramës deri në fund apo është duke kërkuar amnisti personale, për të hequr qafe Ballukun në dekikat e fundit?!
Mos i besoni autorit të ” Kurbanit” !!!
Mund të ketë Balluku ndonjë vëllim kurban në tryezën e shefit..! Ndaj KM gumëzhin kundër prokurorëve dhe gjykatësve.
Por..
Por..
Amerikanët nuk e duan.
Gjermanët jo.
Shumica e BE jo.
“Thertorja 83”
Aq janë therësit me votë të shumicës, 83 vota, kë do të bëjnë kurban?!
Ramën duke iu bindur?!
Apo Belën duke iu kundërvënë shefit?!
Gjithnjë.duke besuar se opozita nuk ka asnjë surprizë qëndrimi.
Diçka dihet qartë. Rama i bën kurbanet gjithnjë për të kënaqur “perënditë” që në këtë periudhë i ka thuajse të gjithë kundër, për të shpëtuar veten. Gjithnjë. Shembuj ka plot…Me emra..!

Share it :