Tha prerazi “JO”/ Partia Socialiste tërhiqet për reformën territoriale

Kuvendi i Shqipërisë ka dakordësuar të shtojë afatin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Përtej vendimmarrjes për një komision që u paracaktua se do të dështonte dhe do të përfundonte pa produkt, për shkak të qëndrimeve publike të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, duket se palët kanë kërkuar kohë për negociatat.

Kanë qenë pikërisht qëndrimet e Ballës se PS nuk do të pranojë më shumë se 61 bashki, ato që kanë detyruar demokratët të nisin negociatat me ndërkombëtarët.

Për socialistët, në pozita negociuese është sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri dhe kreu i grupit të PS, Taulant Balla. Kërkesën që ndërkombëtarët të mos e ndërpresin influencën e tyre për këtë reformë kaq të rëndësishme për shqiptarët e kishte edhe bashkë kryetarja e Komisionit për reformën territoriale, Dhurata Çupi.

Reflektimin e socialistëve demokratët do ta presin deri në fund përpara se Presidenti i Republikës të dekretoj datën e zgjedhjeve vendore.

Për Çupin, është moment që përtej votave socialistët të shohin prioritet shërbimet e qytetarëve. Zgjedhjet e ardhshme vendore do të jenë në një periudhë mes 15 prillit dhe 15 majit./abcnews.al

Share it :