Teliti: Lulishtja te parku “Rinia” po zëvendësohet me kullën e betonit që të pasurohet klientela qeverisëse
Eksperti i PD, Dorjan Teliti gjatë një deklarate për mediat pasi kanë depozituar në KQZ me drejtuesin e departamentit të mjedisit në PD Jamarabër Malltezi, dhe Sekretar për Aksionin Qytetar Erges Eskiu, një kerkese per referendum popullor ne lidhje me ndertimin e kulles tek Parku Rinia, tha se qytetarët shqiptarë duhet të shprehen për këtë.
Teliti: Në Tiranë siç e dini prej vitesh nuk vendos më Tirana. Nuk vendosin më qytetarët, vendos vetëm një person i vetëm. Ai quhet Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, kryetar i mazhorancës së votave të vjedhura, kartonave të vjedhur, kryetar i AZHT, i cili drejton atë tryezën e famshme, aty ku vendoset betonizimi i Tiranës, por jo ndërtimi i shkollave që i mungojnë Tiranës, jo ndërtimi i çerdheve që i mungojnë Tiranës, jo qendrave shëndetësore që i mungojnë Tiranës, jo i hapësirave publike që i mungojnë Tiranës. Por e kundërta, aty vendosin që edhe pak hapësira që i kanë mbetur ende, në shfrytëzim të qytetarit të thjeshtë të përdoren për betonimzimin e radhës për të ndërtuar kullat shumëkatëshe, jo për interes të qytetarëve dhe sipërmarrjes së Tiranës. Por për interesa të ngushta të klientelës qeverisëse
Qytetarët e Tiranës, kanë 12 vite që nuk pyeten. Nuk pyeten për asgjë, thjesht ata përdoren për interesat e ngushta, klinteliste e korruptive të qeveritarëve të cilët kanë uzurpuar karriget si në bashki si në qeveri.
Ajo që kërkojmë ne është shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë dhe është tërësisht ligjore. Mbi të gjitha është e moralshme. Të shkojmë tek qytetarët e t’i pyesim ata. Ti pyesim ata edhe se çfarë mendojnë edhe për këtë lulishte te famshme që prindërit tanë e kanë para me sytë e tyre të ndërtohej dhe që ne kemi qëndruar aty me qindra herë, do të ishte gjynah që ne të lejonim që ajo lulishte të prishej. Dhe ajo lulishte të zëvendësohej me kullën e radhës së betonit për të vetmen arsye që të pasuroje klientelën qeverisëse, oligarkët që janë mbrapa tyre. Ndaj qytetarët e Tiranës duhet të thirren në këtë referendum. Sot kemi depozituar kërkesën për dokumentacion që të organizojmë një referendum të mbledhim firmat e të gjithë qytetarëve nëse e duan lulishten siç është sot. Zgjedhja do të jetë e qytetarëve e jo e kryeministrit.
Fjala e qytetarit dëgjohet vetëm me referendum.




