Telefonata e Ramës me drejtuesit e RAI3/ Bushati: Doli si fyell, i kanë humbur receptorët

Analisti Andi Bushati u shpreh se Edi Rama ka dale si fyell në përplasjen me RAI3, edhe pse u soll si autocrat.

Duke komentuar përplasjen e Ramës me drejtuesit e programit Report në Rai 3, Bushati tha se Rama e ka humbur shqisën e të kuptuarit se si duhet të sillet një kryeministër në botën perëndimore

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se është kjo arsyeja pse ai telefonoi personalisht drejtorin e Rai, duke harruar se nuk po vepronte në një vend si Shqipëria ku median e ka në shërbim.

“Në botën perëndimore, politikanët në detyrë që kapen me ndërhyrje të tilla, detyrohet deri të japin dorëheqje.

Gjëja që bën përshtypje, nuk janë faktet që në i dinim, por e rëndësishme është si reagon pushteti ndaj një kritike të ashpër.

Jemi mësuar me një Edi Ramë, që e con Ambrozia Metën në riedukim, i vë Irfanit Tritolit, gazetari që i bën pyetje të vështira nuk shkel më në konferencat e tij, që mbyll Agon Channel.

Pra një njeri të paaftë të përballet me faktet që shkojnë kundër narracionit të tij.

Edi Rama është kreyredaktor i lajmeve të televezioneve më të mëdhenj, për lajmet, për temat e emisioneve.

Duke e bërë për dhjetë vjet në Shqipëri këtë gjë, ka humbur receptorët, se si sillet një lider në botën demokratike. Pra, tentoi të sillet si autokrat edhe në Itali, prandaj shkaktoi këtë reagim të çmendur, që deputetë, senator në Itali, gazetarë, thonë cësht ky fyell që tenton të ndikojë mbi RAI, për një gazetar që është i lirë dhe i pavarur.

Në të gjtihë botën demokratike, Presidentë dhe kryeministra, komunikojnë përmes njerëzve të PR, sepse mund të bëjnë gafa.

Të dyja këto gjëra, tregojnë që pas dhjetë vitesh, njeriu që drejton si Erdogan, Erdoganizohet edhe në veprime. Mediat perëndimore na tregojnë se si duhet të reagojmë ne në Shqipëri, kur Rama sillet po njëlloj edhe me kolegun.

Në Shqipëri, televizionet me mbi 90% të audiencës nuk i flasin publikut për këto gjëra. Flasin për cmendien e Ilir Metës, por e kanë të ndaluar të trajtojnë këto tema.

Edhe për dokumentarin e RAI, 2-3 TV e kanë trajtuar. Pa dhënë lajmin, transmetojnë përgënjeshtrimin. Pra, kur në një media të madhe thuhen disa të vërteta, njeriu që jeton në realitet të rremë, padyshim tërbohet.

Nëse Ilir Meta çmendet se ka 30 vjet që nuk kërcënohet nga drejtësia, por tani po i vjen kërcënimi, Rama cmendet kur përballet me realitetin”, tha Bushati.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.