Tekniku italian takohet me Tifozët Kuq e Zi

tifozat kuq e zi

 

Një rol të jashtëzakonshëm në ndeshjen me Serbinë do të kenë padyshim Tifozët Kuq e Zi. Me përkrahjen e tyre të jashtëzakonshme kanë merituar etiketimin si shpirti dhe zemra e kombëtares që ndien praninë dhe mbështetjen e tyre edhe gjatë seancave stërvitore që po zhvillon në Durrës. Në orët e mbrëmjes së të hënës një përfaqësi e reduktuar e grupimit Tifozët Kuq e Zi kanë qenë dhe në ambientet ku akomodohet Kombëtarja ku kanë pasur një takim me futbollistët dhe trajnerin Gianni De Biasi, çka konfirmohet edhe nga postimi që ka bërë tifo-grupi i skuadrës më të dashur për gjithë shqiptarët në faqen e tij në internet. Gjatë takimit me De Biasin është diskutuar në lidhje me mbështetjen e zjarrtë që tifozët kanë garantuar për kombëtaren, duke pasur si qëllim që mbrëmja e 8 tetorit të kthehet në një festë të vërtetë në funksion të kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Francë.

 

Share it :