Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dyshohet për përplasje mes grupesh

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Sarandë.

Abcnews.al mëson se dyshohet që të ketë pasur një shkëmbim zjarri mes dy grupe personash në kodrën mbi rrugën e pestë të qytetit.

Të shtënat janë qëlluar me armë të tipit pistoletë dhe kallashnikov.

Mësohet se përplasja ka ndodhur në një rrugicë pranë një lokali. Policia e Sarandës dhe FNSH kanë rrethuar vendin e ngjarjes.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :