Kualifikimet dhe aftësitë mund të fitohen sapo një person të punësohet, por gjetja e personalitetit dhe karakterit të duhur është jetësor. Për të gjetur sa më shumë informacion që të jetë e mundur dhe për të testuar se si mund të reagoni në situata të ndryshme apo të papërshtatshme, rekrutuesit do t’ju bëjnë një sërë pyetjesh të vështira, hileqare dhe të papërshtatshme
Si një i diplomuar i ri, ju mund të zbuloni se procesi i gjetjes së punës është më i vështirë sesa mund ta imagjinonit. Në klimën e ftohtë ekonomike, rekrutuesit janë duke përdorur procesin e rekrutimit, për të larguar kandidatët e papërshtatshëm ose ata që do të mund të largohen nga kompania brenda pak viteve. Çfarë punëdhënësit janë duke kërkuar përveç të gjithave janë punëkërkuesit që kanë kulturën e përshtatshme për të qëndruar gjatë me kompaninë. Kualifikimet dhe aftësitë mund të fitohen sapo një person të punësohet por gjetja e personalitetit dhe karakterit të duhur është vital. Për të gjetur sa më shumë informacion që të jetë e mundur dhe për të testuar se si mund të reagoni në situata të ndryshme apo të papërshtatshme rekrutuesit do t’ju bëjnë një sërë pyetjesh të vështira, hileqare dhe të papërshtatshme.
Jo gënjeshtrave
Edhe pse kjo mund të duket diçka joshëse, nuk është e këshillueshme të gënjeni në CV-në tuaj, sidomos kur ju po aplikoni për punën për të cilën keni ëndërruar. Ekzistojnë shumë mënyra që rekrutuesit mund të kontrollojnë vlefshmërinë e informacionit që ju keni përfshirë në CV-në tuaj dhe gjëja e fundit që ju nuk doni ta dëgjoni nga shefi juaj është se ju nuk e keni fituar punën, sepse keni gënjyer. Fushat e zakonshme të gënjeshtrës në një CV janë: Fillimi dhe fundi i datave. Titujt e punëve. Arsimimi. Aftësitë. Përgjegjësitë e punës. Është e rëndësishme që ju të thoni vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër veç saj në CV tuaj, sepse rekrutuesit janë bërë të ndërgjegjshëm rreth faktit se shumica e kandidatëve fabrikojnë fakte në përpjekje për t’u punësuar me pretekse të rreme. Kjo do të thotë se rekrutuesit marrin guximin për të kontrolluar nëse informacioni që ju përfshini në CV tuaj përmban fakte të sakta. A doni vërtet të merrni përsipër riskun duke u quajtur gënjeshtar?
Pyetjet që mund të bëhen gjatë intervistës
1. Më flisni për veten…
2. Cila është dobësia juaj më e madhe?
3. Cili është pendimi juaj më i madh?
4. Pse mendoni se do të jeni i suksesshëm në këtë punë?
5. Pse ne duhet t`ju konsiderojmë ju mbi të gjithë kandidatët e tjerë të cilët kanë të njëjtat aftësi dhe diplomë si ju?
6. Më thoni diçka interesante për veten tuaj…
7. Më jepni një shembull kur keni zgjidhur një konflikt në punë…
8. Ku e shihni veten pas 5 vjetësh?
9. Pse u larguat nga puna e mëparshme?
10. Çfarë dini për këtë kompani?
11. Cilat janë pritshmëritë tuaja për pagat?
12. Sa kohë do të qëndroni në kompaninë tonë?
13. Mendoni se keni qenë i suksesshëm në jetë, deri tani?
14. Çfarë zhvillimesh të reja parashikoni se do të ketë në këtë industri?
15. Si do ta vlerësonit kujtesën tuaj?
16. Unë do të shkoj me pushime së shpejti, ku do të më rekomandonit?
17. Nëse do të dëshironit të ishit dikush tjetër, kush do të dëshironit të ishit?
18. Nëse do të duhej të merrnit vetëm një gjë në një ishull për 6 muaj, çfarë do të ishte?
19. Në shkallën nga 1-10, si do të më vlerësonit mua si intervistues?
Studentët e Harvardit testojnë mesazhet telefonike që mund t’i nuhasim!
Paramendoni se sa interesante do të ishte që përveç mundësisë së postimit të ushqimeve tona të preferuara në “Instagram”, ne të kishim mundësi t’i postonim edhe aromat e tyre, që miqtë tanë të mund edhe t’i nuhasin ato. Kjo duket të jetë premisa e disa studentëve të Harvardit, të cilët janë duke punuar për të zhvilluar një metodë të dërgimit të mesazheve nuhatëse përmes telefonave të mençur. “ITProPortal” njofton se studentët e universitetit prestigjioz amerikan janë duke punuar nën drejtimin e institutit francez “Le Laboratoire” për të krijuar një aksesor të ri për telefona të mençur “i cili do të lejojë dërgimin e mesazheve nuhatëse në kohë reale, dhe në të gjithë botën”, po aq lehtë sa ne dërgojmë sot mesazhet me tekst dhe zë. Nuhatja do të gjenerohet nga një attachment i vogël i quajtur “OPhone”, i cili mund të lëshojë disa lloje të ndryshme të erërave në bazë të urdhrave që merr nga një aplikacion i telefonit i cili do të jetë i personalizuar për këtë punë Themeluesi “Le Laboratoire”, David Edwards e përshkruan projektin si një mënyrë të re e cila “jo vetëm se riprodhon një mënyrë ekzistues të komunikimit, por gjithashtu krijon një gjuhë të re”.
202 milionë të papunë në gjithë botën
Statistikat më të reja të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) tregojnë se në fund të vitit 2013 në botë janë numëruar rreth 202 milionë njerëz të papunë. Bëhet fjalë për një rritje prej pesë milionë të papunësh në krahasim me një vit më parë. Kjo organizatë që e ka selinë në Gjenevë në një njoftim të saj të publikuar të hënën vë në dukje se me gjithë rimëkëmbjen që po përjeton ekonomia pas krizës së madhe financiare globale, në botë po shënohet ngritje e papunësisë. Nëse vazhdon ky trend, ILO parashikon që pas pesë vitesh numri i të papunëve në bote të ngrihet në 215 milionë. Si kategori më e rrezikuar nga ky trend konsiderohet rinia, gjegjësisht njerëzit nën moshën 25-vjeçare. Papunësia te kjo grup-moshë, me 13 për qind, qysh tash është mjaft e lartë. Ndërsa mesatarja e përgjithshme e papunësisë është 6 për qind, shkruan ILO. Politika e kursimit të cilën po e aplikojnë shumë nga qeveritë aktualisht, është sipas ILO-s shkaku kryesor i rritjes së shkallës së papunësisë. Duke marrë masa kursimi, pamundësohet krijimi i vendeve të reja të punës. Statistikat e ILO-s janë publikuar në prag të mbajtjes së Forumit Ekonomik të Davosit që fillon këto ditë.




