Te Roma kërkojnë largimin e Garcias

rudi garcia dhe alegri

 

Revoltë në rrjetet sociale kundër trajnerit Rudi Garcia. Barazimi 4-4 si mysafir me Leverkusenin kur skuadra e kishte ndeshjen në dorë, por edhe ecuria jo e qëndrueshme në kampionat, kanë rritur edhe më shumë zërat kundër trajnerit francez që po kalon një moment të vështirë në kryeqytetin italian. Gjithsesi, në bankën e të akuzuarve nuk ka përfunduar vetëm Garcia sepse bashkë me të janë vënë në shënjestër skuadra dhe shoqëria. Francezi sulmohet për zëvendësimet në minutat finale, ndërsa lojtarët për mungesën e përqendrimit në rastin e dy golave të pësuar vetëm brenda dy minutave. Tifozët shkojnë edhe më tej duke e drejtuar gishtin nga drejtuesit pasi sipas tyre, në afatin kalimtar të verës janë afruar lojtarë me cilësi jo të mira teknike dhe fizike. Mbrojtja është reparti ku tifozët kërkojnë që shoqëria të ndërhyjë në muajin janar. Torosidis dhe Maicon nuk ofrojnë më siguri në krah, ndërsa Digne ka humbur pozitat e mbrojtësit si zbulim i sezonit.

 

Share it :