Të rinj mos u plakni në gjashtë muaj protestë! Kjo betejë ka nevojë për të gjithë
Nga Basir Çollaku
Të rinj mos u plakni në gjashtë muaj protestë.
Protesta nuk ndan pushtet. Nuk merr vendime. Nuk është një aktivitet privat. Nuk është fasoneri. Nuk është rast për të bërë foto e video rrjetesh sociale. Nuk është post. Nuk është betejë për tua hequr Shqipërinë nga duart të këqinjve të.sotëm, e për ta coptuar e rrënuar njësoj si ata nesër.
Kjo është luftë.
Është zemërim i drejtë. Që rikthen çdo të drejtë.
Ka protestues shumë që nuk e marrin me mend rrezikshmërinë e Edi Ramës. Thjesht thonë është i korruptuar duhet të ikë. Po. Patjetër. Është rrezik kombëtar. Ka në shesh që nuk e duan Berishën. E drejtë e tyre.
Revolta nuk është akt dashurie.
Mos presim se hallin shqiptar me Edi Ramën do na e zgjidhin ndërkombëtarët. Ata përfaqësojnë interesat e vendeve të tyre. Ka dashamirës, por nëse ne bëjmë sehir, ata nuk do dalin në kryengritje, për të na zgjuar ne.
Rama është simboli krimit dhe Mafias. Ky është alarmi kombëtar. Të tjerat më pas janë shumë më kollaj.
Shikoni Serbinë. Ende pa u bërë qeveria e re kanë ndodhur ndryshime urgjente. Prokurorët special kanë nis hetime për ish KM dhe të tijtë. Pesë ministra kanë ofruar dëshmi për krimet e ndodhura. Media e kapur u dorëzua brenda një nate.
Në shesh ka policë civilë, ka patronazhistë, ka agjentë, mercenarë. Ka plot.
Aty duhet të mblidhen të gjithë nëse kanë mendjen t’i bëjnë derman Shqipërisë. Dhe shumica venddashëse merr përpara çdo frikacak trazirash.
Nëse Shqipëria do të gjendej në luftë çfarë do të thoni se duhet bërë për ta çliruar??
Le të luftojnë vetëm të majtët, vetëm të djathtët, vetëm të rinjtë, vetëm burrat, vetëm gratë, vetëm apartiakët, vetëm qelibarët, peagogët dhe mendimtarët?!
Jo. Të gjithë. Një për një.
Njëlloj në mos më keq jemi të pushtuar!
Kjo betejë ka nevojë për të gjithë. Pa i parë tesera e pasaporta në hyrje të bulevardit se kush e me kë je. Sherrxhinjtë kanë padijeni ose porosi.
Në revoltë dhe në protestë nuk bëhesh as pushtetar as opozitar. Nuk emërohesh.
Lufton kundër pushtimit.
Me joshjet dhe xhepin e pushtetit, ata që strehohen fshehurazi aty, nuk rrëzojnë dot zaptuesit.
Dhe kur ia del, rikthen mjetin demokratik votën.
Ndëshkon ligjërisht çdo keqbërës, pushtetar, zyrtar, politikan hajdut, të korruptuar, të lidhur me krimin, pavarësisht partive. Koshdoqofshin e ngadoqofshin. Një për një. Rikthen pasurinë e pronën publike, e vjedhur qytetarëve. Ribën institucionet. Kjo nuk bëhet me parcela. Kush përçan, vetëm hallin e Shqipërisë nuk ka. Atyre u flet tefteri i rrogës së dhuruar. Historikisht këtë komb sakrificash, përçarja e ka tkurrur siç është e ku është sot, dhe jo siç Zoti e të parët e krijuan siç dhe sa ishte dje..
Të rinj të sotëm
Mos u plakni për gjashtë muaj kur tentoni të renë..




